Panorama Sport (Albania)

Bind Flamurtari, thyhet Apolonia

Skuadra e trajnerit Gugash Magani merr formë, fierakët gjithsesi japin shpresë

- ERMAL SIKA

Apolonia ka pësuar një tjetër humbje në miqësoren e zhvilluar ndaj Flamurtari­t. Dy gola në pjesën e parë u kanë mjaftuar vlonjatëve për të fituar një ndeshje jo të lehtë për ta. Kjo sepse fierakët, pavarësish­t rezultatit, kanë dhënë shenja pozitive. Takimi filloi i bukur dhe i shpejtë, kjo për meritën e Flamurtari­t që i jep që në fillim lojës së tij karakter sulmues. Por Apolonia e vendosur mirë në fushë luan me qetësi dhe saktësi në mbrojtje dhe nuk harron dhe të sulmojë në portën e Halilit. Megjithatë, në minutën e 11të, ata nuk kanë mundur të ndalojnë një kundërsulm të shpejtë të miqve, që e gjejnë të papërgatit­ur duke pësuar

golin e parë, autor i të cilit ishte Fazliu. Apolonia ndërmerr disa sulme të shpejta, por pa arritur të çajë në mbrojtjen mike. Atë që nuk e bëjnë fierakët, e realizojnë në minutën e 24-t miqtë. Vlonjatët, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e portierit Cako, arrijnë të dyfishojnë rezultatin

me anë të Danilos. Braziliani, i ndodhur fare pranë portës mbas një harkimi nga krahu i majtë i sulmit, s'e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Kërkon të reagojë Apolonia, por është e pafuqishme në sulm dhe Uzuni është shumë pak për fierakët që të rrezikojë e të shënojë në portën mike.

Ata nuk arrijnë të kalojnë asnjëherë mbrojtjen vlonjate. Pjesa e dytë fillon me zëvendësim­e të shumta për të dy ekipet. Por tashmë loja, në vend që t'i ulet ritmi, ka më shumë agresivite­t nga të dy ekipet. Gjithsesi vlonjatët janë më të qartë në lojën e tyre dhe sulmojnë më shumë në portën

vendase, por pa mundur që të shënojnë gola të tjerë. Nga ana tjetër, Apolonia sulmon me forca të shumta ku protagonis­të bëhen Uzuni dhe lojtari i ri Hasani, që rrezikojnë seriozisht disa herë portën mike, por pa mundur të shënojnë dhe të shkurtojnë diferencën e golave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania