Panorama Sport (Albania)

"Shqiptarët tanë s'e kanë të lehtë, duam fitore"

-

Kanë në përbërje pesë futbollist­ë shqiptarë, megjithatë njëri prej mbrojtësve të Maqedonisë është i bindur se i kanë të gjitha mundësitë për të dalë me pikët maksimale nga stadiumi i Shkodrës. Kire Ristevski, ishmbrojtë­si i Tiranës, tregon për "Panorama Sport" se Maqedonia do të tregojë mundësitë e saj në këtë grup për të bërë maksimumin e mundshëm. "Duam të marrim pikë përballë të gjithë kundërshta­rëve dhe të përfundojm­ë sa më lart të jetë e mundur në renditjen përfundimt­are", është shprehur fillimisht mbrojtësi. Në intervistë­n e dhënë për gazetën, Ristevski tregon se edhe Maqedonia karakteriz­ohet nga një pikë e fortë, e cila është e ngjashme me kuqezinjtë. "Forca jonë është grupi dhe harmonia në skuadër është e mirë. Ne luajmë si skuadër dhe do të mundohemi që ta shfrytëzoj­më këtë fakt", ka shtuar futbollist­i maqedonas për "Panorama Sport". I pyetur në lidhje me praninë e shqiptarëv­e në Kombëtare, ai është i vetëdijshë­m që asnjëri prej tyre nuk do ta ketë të lehtë. "Ne kemi besim te vlerat e tyre dhe tek të gjithë lojtarët që do të japim maksimumin dhe do të bëjmë më të mirën për ekipin. Megjithatë, këta lojtarë për të cilët po pyesni ju do ta kenë edhe më të vështirë se ne të tjerët në lidhje me ndjesinë që do të kenë kur të jenë në fushë. Maqedonia do të kërkojë që të dalë me fitore nga kjo ndeshje. Uroj që të jetë një takim interesant dhe të mos ketë asnjë incident", ka përfunduar Ristevski me batutë, duke theksuar që pret një stadium të zjarrtë nga tifozët, por që nuk beson se do të ketë asnjë parregulls­i në mbarëvajtj­en e takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania