Panorama Sport (Albania)

Nica projekton formacioni­n

Kastrati: Superiorja do të jetë e vështirë, por kemi besim te forcat tona

- PRENG GJIKOLA

Pas fazës përgatitor­e të zhvilluar në Strugë, trajneri i besëlidhje­s, Stavri Nica, po mendon për formacioni­n bazë me të cilin do të luajë në ndeshjet e kampionati­t. Për këtë arsye, lezhjanët kanë zhvilluar dje një miqësore brenda grupit, ku Nica ka parë nga afër formën e gjithsecil­it dhe pozicionin e tij në fushë. Mësohet se tekniku ka mbetur i kënaqur me atë që skuadra e tij ka dhënë në fushë, ndërsa në ditët në vijim deri në fillimin e kampionati­t do të punojë për të eliminuar edhe gabimet më të vogla. Një nga lojtarët që ka luajtur edhe sezonin e kaluar te Besëlidhja, Sajmir Kastrati, në një prononcim për "Panorama Sport" u shpreh: "Jam gati për sezonin e ri futbollist­ik dhe për të dhënë maksimumin. Sezonin e shkuar ekipi ishte shumë i fortë dhe i organizuar, por nuk mundëm që të ruanim kreun e klasifikim­it, edhe pse aty kemi qëndruar për një kohë të gjatë. Të gjithë futbollist­ët po kalojnë një formë të mirë dhe këtë e treguan edhe në Strugë", u shpreh lojtari kurbinas, i cili luan për Besëlidhje­n.

Objektivi - Natyrisht që synimi kryesor i Besëlidhje­s është ngjitja në Superiore dhe për ta realizuar atë, drejtuesit nuk janë kursyer në asnjë moment në merkato. "Gjatë gjithë sezonit të ri do të luftojmë me të gjitha forcat dhe energjitë për të mbajtur vendin e parë në grup. Por kjo rrugë jam i bindur se do të jetë mjaft e vështirë, pasi ka edhe skuadra të tjera të grupit tonë që kanë të njëjtin objektiv. Edhe pse konkurrenc­a brenda grupit do të jetë mjaft e vështirë, përsëri shpresoj që Besëlidhja

do t'ia dalë me sukses, pasi ka një staf teknik të aftë dhe në përbërje ka mjaft futbollist­ë kualitativ­ë", ka përfunduar Kastrati. Drejtuesit e Besëlidhje­s kanë afruar në skuadër lojtarë mjaft cilësorë, që të mos e diskutojnë në asnjë moment ngjitjen në elitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania