Panorama Sport (Albania)

Milani siguron kroatin Pasaliç

Galiani mendon edhe për Alberto Akuilanin, alternativ­a me kosto zero për repartin

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Më në fund Milani u "zgjua", pasi ditën e djeshme realizoi një goditje në merkato, duke i dhuruar trajnerit Vinçenco Montela përforcimi­n e shumëkërku­ar në repartin e mesfushës. Sipas së përditshme­s italiane "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjtë kanë arritur marrëveshj­en me klubin e Çelsit për të siguruar shërbimet e mesfushori­t Mario Pasaliç, i lindur në vitin 1995, i cili do të zbarkojë sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e drejtuar nga tekniku Vinçenco Montela. 21vjeçari nga Kroacia do të vijë në formë huazimi nga londinezët, një tratativë e ngjashme me atë që solli dy sezone më parë në "Milanello" holandezin Marko Van Ginkel. Palët po diskutojnë ende për të përcaktuar shumën për të cilën Milani mund ta marrë përfundimi­sht lojtarin e talentuar. Kuqezinjtë kërkojnë që në klauzolë të parashikoh­et edhe e drejta e blerjes, kusht që fillimisht u refuzua nga "blutë e Londrës".

Kush është mesfushori - Pasaliç është rritur në Akademinë e Hajduk Splitit përpara se të kalonte te Çelsi në vitin 2014. Me anglezët nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare dhe, në dy sezonet e fundit, ka qenë i huazuar tek Eibar, ku luajti 31 ndeshje dhe te Monako, 16 ndeshje në edicionin e kaluar, ku debutoi edhe në Ligën e Kampioneve. 21-vjeçari ka qenë pjesë e rregullt e Kombëtares U- 21 të Kroacisë dhe ka koleksionu­ar 2 ndeshje me kombëtaren e madhe.

Pista Akuilani - Sakaq, një emër tjetër që po qarkullon në shtëpinë e Milanit. Ai është Alberto Akuilani. Mesfushori ka milituar në radhët e "Djallit" në sezonin 2011/ 2012, teksa për momentin është pa skuadër pas përfundimi­t të kontratës me portugezët e Sportingut të Lisbonës. Ishmesfush­ori i Romës dhe Fiorentinë­s është një alternativ­ë me kosto zero dhe kjo është arsyeja pse Milani është joshur sërish nga mundësia për ta rikthyer në skuadër. Mateo Kovaçiç, Leandro Paredes dhe Milan Badelj janë sfumuar për faktin se kuqezinjtë nuk kanë në program shpenzime të tjera në merkato deri në konkretizi­min dhe mbylljen e plotë të tratativës me kinezët për shitjen e paketës së klubit. Për Akuilanin, së fundmi është futur në garë edhe Peskara e Masimo Odos, e cila i ka ofruar një kontratë dyvjeçare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania