Panorama Sport (Albania)

Sot shorti, Champions-i ngre siparin në Montekarlo

-

urneu më i bukur në botë për klube do të ngrejë sot siparin në Montekarlo, në një nga sallat e mrekullues­hme të UEFA-s, në të cilat do të njihen ndarja në tetë grupe e 32 të kualifikua­rve për sezonin e ardhshëm. Shorti, i cili do të startojë në orën 18:00, është pa dyshim hapi i parë i këtij kompeticio­ni, pasi të gjitha skuadrat do të njohin rivalet e tyre të fazës së parë. Edhe sivjet rregullorj­a do të jetë e njëjtë; në vazon e parë ndodhen 7 kampionët e 7 ligave më të forta të Europës, plus fituesen në fuqi, Reali i Madridit, të cilin të gjithë klubet e tjera të mëdha të Europës do të tentojnë ta rrëzojnë nga froni. Duke qëndruar te shorti, një skuadër e vazos së parë do të shoqërohet me nga një skuadër të çdo vazoje tjetër, e cila pritet të ofrojë edhe grupe shumë të ekuilibrua­ra, shumë të luftuara. Ashtu si gjithmonë, nuk do të lejohen që në një grup të përballen dy skuadra nga i njëjti kampionat, prandaj më të lumturat në këtë aspekt janë klubet spanjolle dhe angleze që përfaqësoh­en me nga katër klube.

Përfitimet - Bonusi i UEFA-s, ashtu sikurse vjet, për të shpërblyer skuadrat më të mira të turneut, është 1 miliard e 257 milionë euro, nga të cilat 50 janë shpërndarë për ekipet që kanë qenë pjesëmarrë­se në fazën "play-off". Kjo shumë e mbetur shpërndahe­t në bonuse për arritjet sportive, për një total prej 724 milionë eurosh, ndërsa pjesa tjetër shkon për "market pool"-in e famshëm që përfshin të ardhurat nga të drejtat televizive dhe sponsorizi­met. Prandaj të gjitha skuadrat janë në garë mes tyre jo vetëm për prestigj dhe për trofeun e lakmuar, por edhe për një "thes" me miliona euro që rezervon ky kompeticio­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania