Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Bezhani, kërcënon me gjyq notarin Hoxha

-

Një tjetër olimpiadë ka lënë Shqipërinë me "duar bosh", pasi edhe në "Rio 2016" vendi ynë ka mbetur pa medalje dhe si gjithmonë prapa la vetëm polemika dhe përplasje mes palëve. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, nuk jep emra, por gjatë një interviste për "Top Channel" shpjegoi se gjithçka u bë për interesa të personave brenda ekipit olimpik, të cilët kërkojnë "kokën" dhe postin e tij. "Për mendimin tim, akuzat në adresën time ishin të shtyra. Ata që e kanë shtyrë një gjë të tillë mendojnë se është koha e fushatës. Deri vitin tjetër, që do të bëhen zgjedhjet, në tetor dhe nëntor ka çdo njeri mundësitë e veta që të shpalosë programin", deklaron presidenti i KOKSH- it. Bezhani pohon se do të ndjekë rrugën ligjore për cilindo që ka shpifur për institucio­nin që ai drejton, përfshi këtu edhe të atin e notarit Sidni Hoxha. "Unë jam president i një institucio­ni dhe duhet ta mbroj institucio­nin në të gjitha mënyrat. Edhe në rastin e Sidnit, do të shohim që janë të gjitha dokumentac­ionet në rregull, krejt ndryshe nga ajo që është thënë nga pala e akuzës. Ata që kanë hedhur baltë mbi institucio­nin tonë do të përgjigjen ligjërisht", shton ai. Bezhani thekson se Komiteti Olimpik u ka shpërndarë nga 8 mijë dollarë të gjitha federatave, sportistët e të cilëve morën pjesë në "Rio 2016". Për mungesën e Evangjeli Velit në parakalim, ai ua la përgjegjës­inë drejtuesve të ekipit olimpik. Ne nuk mund të bënim të pamundurën të mundur. Ne nuk kishim koha as ta takonim Evangjelin­ë. Evangjelia mund të parakalont­e, mund të gjendej mundësia, por atë e vendosin drejtuesit aty", sqaron Bezhani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania