Panorama Sport (Albania)

“Kështu janë derbet, Korça? Ka shumë ndeshje”

-

Emiljano Vila e konsideron pozitiv barazimin, duke e ditur se si janë derbet, edhe pse ekipi i Partizanit hyn në fushë në çdo ndeshje për të fituar. Për mesfushori­n e të kuqve nuk duhet të tremben nga shkëputja e Skënderbeu­t në javët e para, pasi ka ende shumë ndeshje përpara dhe ka kohë për të rikuperuar. Barazimin mund ta quajmë një rezultat pozitiv? Pozitiv… Tani duke e ditur siç shkojnë ndeshjet, dihet se si janë derbet. Besoj se si ne, edhe Tirana kishim raste, kështu që 0 me 0 nuk është fundi i botës. Kështu që do të vazhdojmë përpara. Ndoshta ky barazim nuk jua dha tri pikët, por u dha moral tifozëve…

Ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore, duke ditur objektivat e ekipit. Mendoj që është zhvilluar një ndeshje shumë e mirë, me raste dhe me episode. Tani jeni katër pikë larg Skënderbeu­t…

Është vetëm fillimi, pasi janë luajtur vetëm katër javët e para dhe ka shumë ndeshje për t'u luajtur ende. Besoj që do ketë shumë ndeshje të forta edhe për Skënderbeu­n.

Vazhdoni të vuani në sulm… Është e vërtetë, kemi bërë katër ndeshje. Besoj që do të zhbllokohe­n edhe sulmuesit, pasi janë javët e para dhe është një ngërç. Por, besoj se do të lirohen.

Si është gjendja juaj?

Kam një dëmtim, por jo shumë serioz. Por është fillimi sa të hyjmë në ritmin e kampionati­t. Duke e ditur që vijmë nga Kupat e Europës edhe ajo ndikon shumë, pasi jemi pak si të lodhur.

 ??  ?? Trajneri bardheblu përshëndet­et me Kalarin, një ish i 24 herë kampionëve
Trajneri bardheblu përshëndet­et me Kalarin, një ish i 24 herë kampionëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania