Panorama Sport (Albania)

Fitore ekstremesh, Dinamo thyen Shkumbinin

"Veteranë" dhe të rinj, Allmuça krijon ekipin e frikshëm

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo e nis me këmbë të mbarë ka mpionatin e ri duke fituar në sfidën hapëse ndaj Shkumbinit me rezultatin 2-0. Fitore ekstremesh mund të konsideroh­et ajo e djeshmja ndaj peqinasve, pasi golat u shënuan të dy në minutat e fundit të çdo pjese. Gërxho dhe i riu Ilir Allmuça vulosën 3-pikëshin e parë për skuadrën kryeqyteta­se që këtë sezon synon rikthimin në elitë. Një fakt interesant në këtë takim ishte ndërthurja që trajneri Allmuça i kishte bërë formacioni­t ndërmjet lojtarëve me mjaft eksperienc­ë si Turdiu, Gërxho, Brahja, Arifaj etj., me të rinjtë Murataj dhe Ilir Allmuça.

Ndeshja

Sfida nisi me një minutë heshtje në kujtim të Kadri Shkrelës, ish-pjesëtar i klubit, i cili humbi jetën disa ditë më parë. Në të 7- ën, Turdiu ndërmerr një aksion personal, por i ndërhyn Isaj dhe goditje nga këndi. Ekzekuton Gërxho, por Shenaj spastron zonën. Më pas, Majkëll kalon në sprint Xhyrën, kroson në zonë dhe Turdiu i vetëm përballë Ajazit tenton një rroveshatë, por nuk e arrin dot ta prekë topin. Rasti më i mirë për blutë, në një kohë që ka ovacione nga mbështetës­it e Dinamos. Bëhet një lojë e fortë në mesfushë, në një kohë që miqtë ndëshkohen me të verdhë në disa raste. Në të 44ën, Gërxho shënon golin e avantazhit për blutë. Rexhepi nga krahu i djathtë kroson

Lojtarët e Dinamos duke festuar fitoren e djeshme

në zonë në gjysmë lartësi, Gërxho vjen vrullshëm dhe godet bukur dhe saktë me një gjuajtje tokazi duke gjetur rrjetën. Pjesa e dytë nis e vrullshme ku Dinamo kërkon golin e dytë, ndërsa trajneri mik Branica kërkon më tepër nga të tijtë dhe hedh në lojë

Aliaj që i zë vendin Nexhës. Në lojën e peqinasve ka impulse pozitive, por pa rezultat. Në të 77-ën, Fejzo Shenaj bëhet rrezik për portën e Birjas, pasi gjuan mjaft bukur nga jashtë zone, por sfera përfundon vetëm pak centimetra larg shtyllës. Katër minutat

shtesë sjellin dhe golin e dytë. Në të parën, Xhyra bën një ndërhyrje të rëndë në dëm të Majkëll dhe ky i fundit del duke i lënë vendin të riut Ilir Allmuça. Ky i fundit, në topin e parë që prek, e shndërron në gol duke mos e shpërdorua­r asistin e Muratajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania