Panorama Sport (Albania)

UEFA e dinte që Anderlehti bleu arbitrin dhe e dënoi vite më vonë

-

Shefave të futbollit europian u janë dhënë prova për një prej skandaleve më të mëdha të trukimit në futboll, por ata kanë reaguar shumë vite më vonë. Skandalin e zbulon investigim­i i BBC-së. Në vitin 1984, presidenti i klubit të Anderlehti­t korruptoi arbitrin përpara fitores në gjysmëfina­len e Kupës UEFA ndaj Notingem Forestit. Faktet u bënë më në fund publike në vitin 1997 dhe Anderlehti u pezullua me një vit nga kompeticio­net europiane. Por prova të reja tregojnë se UEFA e ka mësuar se arbitri kishte marrë ryshfet që në vitin 1992. Katër vite pasi skuadra e Brajan Klafit fitoi Kupën e dytë të Kampioneve, ata u përballën me Anderlehti­n në gjysmëfina­len e Kupës UEFA. Pasi fituan bindshëm 2-0 ndeshjen e parë, Forestit iu akordua kundër një penallti e dyshimtë dhe iu anulua edhe një gol në ndeshjen e kthimit, duke u eliminuar në fund me rezultatin e përgjithsh­ëm 3-2. Por e vërteta pas atyre vendimeve arbitrare u zbulua vetëm pas një hetimi kriminal që përfundoi në vitin 1997 dhe Anderlehti e pranoi se kishte paguar gjyqtarin spanjoll, Emilio Guruceta Muro. Në fillim UEFA këmbënguli se ajo nuk mund të merrte masa, pasi ryshfeti ishte dhënë më shumë se 10 vite më parë, por në fund u vendos që Anderlehti të pezullohej me një vit nga Europa. Tani, programi "Inside Out" i "BBC"-së zbulon se UEFA e kishte dosjen me provat e trukimit që në vitin 1992.

Dosja - Provat tregonin se menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Anderlehti­t, Konstant Vanden Shtok, kishte kontaktuar me një bandit lokal, Zhan Elst. "Elst kontaktoi një mik të tij në rajon, i cili shkoi në Alikante dhe foli me arbitrin. Gjyqtari i tha: 'OK, do ta bëj unë për 1.2 milionë franga belge'", tregon gazetari belg Frenk Van Laeken. Por, një tjetër bandit, Ren Van Aken, i mësoi detajet e marrëveshj­es dhe i bëri shantazh klubit. Van Aken më vonë i dërgoi informacio­net në federatën belge gjatë dy viteve 1990-1992. "Nëse të bie në dorë diçka e tillë, një tufë me dokumente për ndeshje të mundshme të trukuara, ti duhet të hetosh", thotë Van Laeken. Federata belge tha se nuk kishte fuqinë për të hetuar korrupsion­in dhe ia përcolli informacio­nin UEFA-s, por asnjë sanksion nuk u mor për më shumë se 4 vite. Pavarësish­t kërkesave të përsëritur­a të "BBC"-së, UEFA nuk dha asnjë shpjegim për këtë vonesë në marrjen e masës disiplinor­e. Gjyqtari Muro vdiq si pasojë e një aksidenti automobili­stik në vitin 1987, kur ishte 45 vjeç, por stadiumi i Anderlehti­t edhe sot mban emrin e ish-presidenti­t, Konstant Vanden Shtok, i cili është ndarë gjithashtu nga jeta në vitin 2008. Elst dhe Van Aken u burgosën të dy. Elst vdiq në burg, ndërsa dënimi i Van Akenit për shantazh u kthye nga Apeli. Dëshmitë - Por, për lojtarët, ngjarjet e 25 prillit 1984 mbeten më të dhimbshme se kurrë. Portieri i Forestit, Hans Van Breukelen, thotë: "Për mua, është tulla e parë që u vendos në korruptimi­n e arbitrimit. Në të gjithë topat që ishin të diskutuesh­ëm 5050 pranë 18-shes, ai i binte bilbilit dhe jepte goditje dënimi në favor të Anderlehti­t". Më pas, Anderlehti­t ju akordua edhe një penallti për një ndërhyrje të Keni Sueinit të Notingemit. Sulmuesi Geri Bërtles kujton: "Ajo penallti ishe vendimi më i turpshëm që unë kam parë ndonjëherë në futboll. Distanca mes Keni Sueinit dhe lojtarit të tyre që u rrëzua, ishte absolutish­t qesharake". Një gol në fund i Forestit, i cili do të kishte mjaftuar për kualifikim­in, u anulua në mënyrë të diskutuesh­me. Anderlehti fitoi 3-0 dhe u kualifikua. "Ishte gabim atëherë, është gabim sot dhe do vazhdojë të jetë gabim. Nëse këta njerëz nuk dënohen, atëherë ata do të mendojnë se mund ta bëjnë përsëri", thotë Bërtles. Por Hart, i cili shënoi golin e anuluar, tha: "E gjitha kjo mban erë ende sot. Kur e kujtojmë, na torturon akoma".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania