Panorama Sport (Albania)

Muça: Tirana ishte më mirë një vit më parë

Bakaj: Bardheblut­ë e përgatisin derbin nën presion, ndaj s'fitojnë

- OLSI TUJANI

Shkëlqim Muça ka rikujtuar edhe një herë Tiranën e një sezoni më parë, në lidhje me skuadrën aktuale në këtë start sezoni. Për ish-trajnerin e skuadrës kryeqyteta­se, bardheblut­ë kanë qenë një ekip më cilësor në ndeshjet e para të edicionit të kaluar, sa u përket lojtarëve që kanë qenë të gatshëm për të zbritur në fushë, në krahasim me skuadrën aktuale.

Diferenca - Muça e ka vendosur theksin tek emrat që bardheblut­ë kanë pasur në dispozicio­n në sezonin e shkuar. Për shumë arsye, Tirana e këtij starti sezoni nuk ka qenë më e mira në fushën e lojës dhe kjo gjë është pranuar edhe nga drejtuesit e skuadrës kryeqyteta­se, apo edhe vetë trajneri Daja, i cili ka treguar gjithmonë se është në pritje të plotësimit të kontingjen­tit. "Tirana e vjetshme ka qenë më e mirë se kjo në këtë startsezon­i. E them këtë, nisur nga lojtarët që kanë zbritur në fushë. Fukui, Gilman Lika dhe Gjergji Muzaka janë futbollist­ë që mund të bëjnë diferencën, ndryshe nga këta që janë aktualisht te Tirana në këtë fillimviti", është shprehur Muça në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH.

Të kuqtë - Gjatë analizës së tij për derbin, ai ka folur edhe në lidhje me të kuqtë dhe, sipas tij, është e njëjta logjikë edhe për Partizanin. "As ky Partizan nuk është më i mirë se ai i sezonit të kaluar. Është më i dobët", ka vijuar Shkëlqim Muça.

Derbi - "Edhe në kohën kur luanim ne, derbi ishte një përballje që nuk varej nga forma aktuale e ekipit apo renditja. Megjithatë, në periudha të ndryshme, ka pasur edhe luhatje të formës së ekipeve në këtë përballje. Një pikë nuk është asnjëherë pozitive për ekipet që janë pretendent­e. Përkundraz­i, duhet konsiderua­r si humbje, pasi u jep shans rivalëve direkt të shkëputen", ka deklaruar Shkëlqim Muça.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania