Panorama Sport (Albania)

“Ëndrra” me spiunë, klubi presion lojtarëve

Nëse ka rrjedhje informacio­ni apo do të flasin pa leje, lojtarët do të gjobiten

- ADMIR URUÇI

Drejtuesit e klubit Vllaznia kanë vënë rregulla të forta për lojtarët e ekipit. Ata kanë kërkuar që lojtarët e skuadrës të jenë larg presionit dhe deklaratav­e. Për të mos pasur rrjedhje të informacio­neve të tjera, drejtuesit e klubit kanë vendosur masa të rrepta për çdo lojtar. Një gjë të tillë mësohet se drejtuesit ua kanë deklaruar vetë lojtarëve. Çdo njëri prej tyre mësohet se do të gjobitet me gjysmën e rrogës nëse do të merret vesh se ata kanë dhënë informacio­n të brendshëm për mediat. Ndërsa të gjithë lojtarët që do të flasin për mediat pa marrë më parë leje në klub, do të penalizohe­n me një rrogë të plotë mujore. Këto masa duket se janë kërkuar nga vetë drejtuesit teknik të ekipit, të cilët synojnë që futbollist­ët të jenë larg deklaratav­e dhe të fokusohen te takimet e radhës. Me sa duket, as rezultatet pozitive që ka koleksionu­ar ekipi i Vllaznisë në katër takimet e para nuk krijon qetësi te shkodranët. Stafi teknik pas ndeshje së fundit ka qenë kritik me deklarimet e bëra nga ana e disa lojtarëve. Stafi ka kërkuar që t'i mbajnë larg euforisë lojtarët, pasi e ka cilësuar si një nga pikat më të dobëta të kuqebluve, gjë e cila doli në pah në takimin e fundit me Korabin. Me sa duket në Shkodër kanë nisur të shikojnë ëndrra me spiunë, kështu që për herë të parë për këtë sezon, drejtuesit kërkojnë t'u mbyllin gojën lojtarëve. Në sezonet e shkuara, një gjë e tillë ka qenë e shpeshtë, pasi ishte mungesa e rezultatev­e që sillte heshtjen për mediat.

Përgatitje­t - Vllaznia dje ka nisur përgatitje­t për Skënderbeu­n. Pas pushimit njëditor që erdhi pas ndeshjes me Korabin, kuqeblutë i janë kthyer punës për takimin me të rëndësishë­m të këtyre javëve, pasi do të përballen me kampionët në fuqi. Një takim i vështirë për kuqeblutë, pasi do të luhet edhe në transfertë. Për këtë ndeshje, trajneri Cungu nuk do të ketë të gatshëm mesfushori­n Florind Bardulla, pasi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Sytë mbeten edhe nga infermieri­a, ku kërkohet rikuperimi i mbrojtësit Antonio Marku, i cili për arsye dëmtimi mungoi ndaj Korabit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania