Panorama Sport (Albania)

Daniel Xhafaj dhe Ylli Shehu: Faji i trajnerëve që s’ka gola

"Kriza vjen prej strategjis­ë së gabuar të teknikëve"

- JORGIS MEMO

Daniel Xhafaj ishte i bindur se Parti zani-Tirana do të përfundont­e në barazim pa gola. Ish- sulmuesi i njohur vlonjat, që ka bërë rolin e bomberit në shumë skuadra të kampionati­t shqiptar, gjatë një interviste për "Panorama Sport" pak ditë para derbit, parandjeu thatësirën në ndeshjen që do të luhej në "Elbasan Arena". Një ditë pas 90 minutave që nuk prodhuan fitues, ish- golashënue­si më i mirë i Kategorisë Superiore në sezonet 2009- 2010 dhe 2010- 2011 rrëfen për gazetën se pse skuadrat po vuajnë për të gjetur golin. Xhafaj ua faturon këtë trajnerëve, që sipas tij bëjnë shumë pak në stërvitje për t'ua bërë më të lehtë sulmuesve. Vlonjati thekson se në futbollin shqiptar po aplikohet më shumë "katenaço" italiane.

Daniel, ishit ndër të paktët që parashikua­t se derbi do të përfundont­e në barazim pa gola, madje theksuat se do të ishte ndeshja e portierëve. Pse mendonit kështu?

Isha i bindur për këtë, nisur nga presioni i madh që kanë të dyja ekipet për të mos e humbur këtë ndeshje. Nga ajo që ndoqa për 90 minuta, mendoj se goli mungoi për shkak se mesfushorë­t e të dyja skuadrave nuk i dhanë mbështetje­n e duhur fazës sulmuese. Nuk ishte surprizë për mua paraqitja e mirë e dy portierëve. Meqë më jepet rasti, uroj Ilionin. Është po ai që ka qenë, një siguri në portë.

Cila ju bindi më shumë, Tirana apo Partizani?

Tirana më pëlqeu shumë në derbi, pasi vetëm goli i mungoi. Lojtarët e huaj ishin të mirë, por duan kohë për t'u përshtatur në futbollin tonë. Sa i përket Partizanit, edhe pse është pretendent për titull, prisja më shumë. Nuk e di, por më çudit situata e Filit. Jam i habitur pse një lojtar me karakteris­tikat e tij mbetet në stol. Gjykoj se me Filin në fushë, Partizani bëhet shumë më i rrezikshëm. Është një lojtar i shpejtë dhe me aq sa e kam ndjekur, e ka instinktin e golit.

Java e fundit shënoi një rekord negativ historik në futbollin shqiptar, teksa u shënua vetëm një gol në pesë ndeshje. Si një ishsulmues që keni realizuar 206 gola në kampionat, si e shpjegoni këtë situatë të pazakontë?

Sa për golat e paktë në javën e fundit, mos u çudisni. Te skuadrat tona është futur moduli "katenaço". Duke parë që tri prej klubeve kryesore drejtohen nga trajnerë italianë, s'ka asgjë për të habitur.

Sipas jush, fakti që po shënohen pak gola imponohet nga vetë strategjit­ë që ndjekin trajnerët e klubeve të Superiores apo mendoni se në Shqipëri janë me pikatore sulmuesit e mirëfilltë?

Unë mendoj se ka të bëjë më shumë strategjia që po ndjekin trajnerët, duke filluar nga stërvitjet që bëjnë gjatë javës me ekipet. Nuk mund të themi që ka pak sulmues. Salihi, Pejiç, Emini, Xhejms, Plaku dhe Bushiç janë sulmues të mirëfilltë, të cilët të garantojnë gola. Për momentin ndoshta nuk mund t'u vihet shumë faj sulmuesve që po aktivizohe­n te Tirana dhe Partizani, pasi duhet pak kohë për përshtatje­n e tyre me skuadrat ku luajnë.

Nga 10 klubet e Superiores, në gjykimin tuaj, cili është më i frikshëm në aspektin ofensiv?

Skënderbeu dhe Tirana kanë më shumë forca në sulm. Pra, kur sulmojnë bëhen të frikshëm dhe janë më pranë golit se çdo skuadër tjetër. Të paktën me aq sa kam parë deri më tani, pasi është vetëm fillimi i kampionati­t dhe mund të pritet ndonjë shpërthim në ekipe të tjera.

 ??  ??
 ??  ?? David Vija dhe Daniel Xhafaj në Amerikë
David Vija dhe Daniel Xhafaj në Amerikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania