Panorama Sport (Albania)

Magani: Do rikthejmë Alveshin në Vlorë

rajneri: mirëpres kritikat dhe jam i hapur për mendimet e specialist­ëve

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk i ka bërë nisjen më të mirë këtij sezoni futbollist­ik, megjithatë trajneri i vlonjatëve, Gugash Magani, ka kërkuar pak më shumë kohë për skuadrën e tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", Magani ka folur edhe për çështjen e pagave, si dhe pozicionin e sulmuesit Alvesh, duke njoftuar se ai do të rikthehet shumë shpejt në ekip.

Profesor, çfarë nuk po shkon te Flamurtari?

Nuk ka asgjë që s'shkon dhe nuk ka diçka shumë serioze. Skuadra po luan futboll. Ndeshja me Vllazninë është arkivuar tashmë, nuk do të përsëritet më. Ndërsa ndeshja me Teutën ishte shumë herë më ndryshe. Ekipi reagoi dhe më pëlqeu loja që bëri.

Pesë gola në një ndeshje, ndërsa në dy përballje asnjë gol. Keni diçka për të thënë për sulmin?

Në fakt, na ka munguar finalizimi. Kemi pasur problem të madh në sulm që pas largimit të Danilo Alveshit. Gjithsesi, kam shumë besim te lojtarët e tjerë që kam në dispozicio­n.

A do të rikthehet sërish në skuadër Alvesh?

Alvesh është lojtar i Flamurtari­t dhe shumë shpejt do t'i bashkohet ekipit.

Ka sinjale pozitive në

këtë drejtim?

Po. Ka komunikuar me mua. Kemi folur tri ditë më parë dhe më ka dhënë fjalën se do të vijë. Se kur, në cilën ditë, nuk mund t'jua them. Por, së shpejti, do të vijë.

Megjithatë, ai ka kohë që nuk stërvitet. Do të jetë problem

një fakt i tillë?

Në fakt, Alvesh ka diçka më shumë se dy javë që nuk stërvitet. Megjithatë, kur të kthehet, do t'i nënshtrohe­t stërvitjes intensive individual­e edhe me grupin. Por, duke njohur karakterin e tij, mendoj se do ta arrijë shumë

shpejt në formën e tij më të mirë.

Të rikthehemi te situata aktuale. A ka ndikon çështja e pagave në luhatjet që po tregon skuadra?

Jo aspak, kjo çështje nuk ndikon. Po e them edhe njëherë me përgjegjës­i të

plotë. Kemi folur me presidenti­n Idrizi dhe me lojtarët për këtë temë dhe të gjithë jemi në një mendje.

Ndihet Magani nën presion?

Nuk kam presion fare. Objektivi im është që të ndërtoj skuadrën. Duhet ta kuptoni që ekipi është formatuar këtë sezon. Kanë ardhur 11 lojtarë dhe që natyrisht duan kohën e mjaftueshm­e që të përshtaten.

Disa ish- lojtarë të Flamurtari­t janë shprehur se blerja më e mirë e këtij sezoni është Magani. Mendoni se nuk është bërë siç duhet merkato?

Nuk do të thosha se merkato s'është bërë siç duhet. Ne nuk i kemi marrë në provë lojtarët. I kemi parë vetëm me minuta në materialet filmike. Ekipi do kohën e tij. I pranoj kritikat e specialist­ëve vlonjatë. Pranoj kritikat e Rapo Tahos. Kam luajtur me të dhe

ai ka një kontribut të madh te Flamurtari. Çdo njeri ka drejtë të shprehet dhe unë i mirëkuptoj, pasi ata e duan Flamurtari­n dhe kanë dhënë djersën te ky ekip. Nga ana tjetër, i ftoj të gjithë specialist­ët që e duan Flamurtari­n, të japin mendimet dhe opinionet e tyre, pasi shumë mendje nxjerrin një mendim të pjekur.

Takimi i radhës është ndaj Tiranës, ish-ekipi tuaj. Çfarë prisni nga kjo përballje?

Është herët akoma të flasim për këtë ndeshje. Nuk po e mendoj fare Tiranën, pasi përpara kemi ndeshjen e Kupës me Ilirinë në FushëKrujë.

A është objektiv për Flamurtari­n Kupa e Shqipërisë?

Po. Kupa e Shqipërisë është objektivi kryesor për Flamurtari­n. Do të synojmë që të shkojmë sa më larg.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania