Panorama Sport (Albania)

Agostineli: Nuk merret titulli 2 muaj para

"I befasuar nga shkëputja, por duhet lojë më e mirë"

- LLAZI SARO

Skënderbeu kryeson kampionati­n me 12 pikë të plota pas katër javësh dhe normalisht ky është maksimumi i mundshëm i marrë nga trajneri Agsotineli në këtë fillim sezoni. Por ndoshta veç faktit që ekipi i tij ka fituar 12 pikë në këto katër javë, është shkëputja me katër pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt që është Partizani në kuotën e tetë pikëve. Një diferencë e ndjeshme kjo që as vetë Andrea Agostineli nuk e priste në këtë fillim sezoni. I kontaktuar nga "Panorama Sport", numri 1 i stolit bardhekuq është shprehur i kënaqur për pikët e marra në këto javë të para ndërsa ka theksuar se nuk e priste që prej fillimit të kishte një shkëputje të tillë. "Jo, të jem i sinqertë nuk e prisja që të kishim këtë shkëputje të konsiderue­shme nga ekipet kundërshta­re. Por për të thënë të vërtetën duhet të shtoj se nuk e prisja të bëja as katër fitore radhazi. Kjo pasi ndikojnë shumë gjëra. Trajner i ri, lojtarë të rinj dhe nuk ishte kaq e sigurt që do të fitoje të gjitha takimet e fillimsezo­nit. Megjithatë mund të them se jam i kënaqur për këtë dhe se nuk e prisja që të kisha katër pikë diferencë nga ekipi i dytë i renditjes. Mund të themi se një nisje më e mirë e kampionati­t nuk mund të bëhej. Do të ishte nisje perfekte nëse do të kishim fituar katër takimet e luajtura me katër gola të shënuar çdo ndeshje. Por është një nisje e mirë. Sepse në çdo kampionat cilido ekip që e nis me katër fitore, kushdo do të thotë se është një nisje perfekte me shenja të mira përmirësim­i", ka theksuar fillimisht Andrea Agostineli për sa i përket këtij fillim sezoni me Skënderbeu­n. Ndeshjet "big"

Më pas, numri një i pankinës bardhekuqe është ndalur në pritshmëri­të për ndeshjet e radhës, të cilat i luan të dyja në Korçë në pritje të takimeve "big" me Tiranën, Kukësin dhe Partizanin. Për këto takime Agostineli nuk ka dashur të flasë për shkëputje më të madhe pasi kampionati është i gjatë dhe i paparashik­ueshëm. "Shikoni, unë nuk mendoj asgjë nga këto sa më pyesni ju në lidhje me shkëputjen më të madhe në renditje duke parë takimet e radhës. Kjo sepse kampionati ka 36 javë dhe Skënderbeu vjet fitoi kampionati­n në javën e 36-të. Nëse ju më thoni që pas katër javësh të llogaris shkëputjen, unë nuk mund të them asgjë, pasi te Skënderbeu kam ardhur për të fituar kampionati­n, por sigurisht që askush nuk më kërkoi që të fitoja titullin dy muaj para kohe. Jam i kënaqur për shkëputjen normalisht, e thashë edhe më sipër. Është diçka që jep qetësi. Por nuk mund ta dimë se çfarë në pret në 32 javët e tjera, kështu që le ta marrim shtruar. Unë jam i bindur që jam këtu për të fituar titullin, por jam i lumtur dhe do të ishte e rëndësishm­e nëse do ta fitoja qoftë edhe në 2-3 javë nga fundi. Por nëse vjen më parë, mirë se të vijë", vijoi Agostineli.

Loja jo bindëse

Si përfundim, trajneri bardhekuq u ndal disi edhe te loja e ekipit, duke pranuar se duhet përmirësua­r diçka dhe duke theksuar se ky ekip po punon fort dhe me kokën ulur çdo ditë në mënyrë që të arrijë objektivat e caktuar. Natyrisht që pas disa javësh të luajtura edhe loja do të vijë në rritje, për këtë Agostineli është i bindur. "Sot për sot ne jemi të kënaqur, sepse kemi fituar katër ndeshjet e para dhe jemi larguar me katër pikë nga ekipi i dytë në renditje, që është sukses tjetër në vetvete, sepse kjo shkëputje

të lejon ndoshta të bësh edhe një hap fals. Por përveç kësaj është mundësia për të bërë një diskutim më të gjerë. Jam i bindur që duhet të përmirësoh­emi dhe këtë unë e kam thënë edhe më parë, që duhet të përmirësoh­emi, por është fakt që unë jam i kënaqur me këtë ekip. Si të mos jem i kënaqur kur ke këtë nisje të mirë në momentin e parë që vjen në një ekip të ri? Shoqëria ( klubi) nuk më ka kërkuar që nëse nuk e fitoj titullin tri javë para kam bërë punë të keqe, madje nuk më ka kërkuar asgjë. Thjesht e di që te Skënderbeu jetohet me titullin dhe për titullin. Është diçka që të kërkohet natyrshëm. Edhe vitin e kaluar Skënderbeu luftoi për ta marrë titullin edhe këtë sezon duhet të luftojmë dhe ne në këto katër javë e kemi treguar se jemi duke luftuar dhe do të jemi deri në fund. Duhet të përmirësoj­më manovrën dhe po përmirësoh­emi. Duhet të kini pak qetësi dhe durim ju lutem! Mendoj se jemi gati që tani edhe për ndeshjet që ju i quani të mëdha kemi katër fitore dhe normalisht që jemi gati. Jemi me moral të lartë. Kritikohem­i tani sepse jemi ekipi që kemi dominuar këto shtatë vite dhe kjo është normale. Duhet të bëjmë më mirë se ajo çfarë kemi bërë këtë javë kjo është e sigurt. Në profilin e pikëve jo, por në profilin e lojës duhet t'u japim kënaqësi edhe tifozëve, kjo është e sigurt", përfundoi prononcimi­n e tij trajneri i Skënderbeu­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania