Panorama Sport (Albania)

Bajern, Ançeloti di se si thyhet Atletiko

Por Simeone nuk e mund italianin në Champions

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në tri vitet e fundit, Bajerni është eliminuar po kaq herë nga rivalet spanjolle në Champions, gjysmëfina­lja me Realin e Madridit ((0:1, 2013/ 14), Barcelonën ( 0: 3, 2014/ 15) dhe takimi i nesërm do të jetë edhe një shans për t'u hakmarrë veçanërish­t ndaj Atletikos, që i mundi sezonin e shkuar në gjysmëfina­le ( 0: 1, 2015/ 16). Por këtë herë në stolin e rekordmenë­ve gjermanë nuk do të jetë më Pep Guardiola, por Karlo Ançeloti, trajneri me të cilin Diego Simeone ka lehtësisht një bilanc më pozitiv: 5 fitore, 4 humbje dhe 4 barazime. Por, në Champions, tekniku italian nuk është mundur kurrë nga argjentina­si: bilanci është 1 barazim dhe 2 fitore të Ançelotit. Dilemat në mbrojtje Me rikuperimi­n e Mats Humelsit (të paktën ai e ka vendosur veten në gatishmëri pas dëmtimit që pësoi ndaj Hamburgut), trajneri i Bajernit do të ketë një problem luksi për të zgjidhur në repartin e prapavijës. Aktivizimi i ish-qendërmbro­jtësit të Dortmundit nuk është

ende i sigurt (do të vendoset sot), por ai do të ketë të gatshëm edhe Zherom Boatengun dhe Havi Martinezin dhe ndoshta do të ketë luksin edhe të mos rrezikojë me Humelsin. Dhe Ançeloti e pranon se ka një problem që i pëlqen në skuadër

lidhur me këtë temë. "Kjo është detyra më e vështirë për mua", u përgjigj italiani lidhur me rrotacioni­n e mundshëm në zemër të repartit. Një luks të tillë paraardhës­i i tij nuk e pati kurrë gjatë 3 viteve në Mynih.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania