Panorama Sport (Albania)

Bogdani: Ja si fiton Juvja me Dinamon

“S'fitojmë dot gjithmonë 3-0, Higuain do luajë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Masimilian­o Alegri kërkon patjetër 3 pikët që Juventusi të kualifikoh­et si skuadra e parë në grupin H. Pavarësish­t se për momentin nuk i bën llogaritë, ai thotë se nga Kroacia duhet të largohen me fitore, pavarësish­t mënyrës se si do të luajë skuadra. Trajneri i Juventusit dha disa indikacion­e për formacioni­n dhe u bëri me dije lojtarëve që të tregohen pragmatist­ë dhe të mos mërziten kur rezultati është 00 në pjesën e parë. Ai e konsideron të vështirë transfertë­n ndaj Dinamos së Zagrebit.

Çfarë ndeshjeje prisni kundër Dinamos së Zagrebit?

Mendojmë të marrim 3 pikët dhe pastaj të bëjmë llogaritë për të ardhmen. Nuk e dimë sa pikë na duhen për t'u kualifikua­r në raundin tjetër, por e dimë që na pret një transfertë e vështirë. Në Champions nuk ka ndeshje të lehta. Dua tri pikët, pavarësish­t se si do të luajmë. Ka shumë njerëz që mendojnë se duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet me rezultatin 3-0, por ne duhet të jemi praktikë dhe konkretë. Kush mendon të kundërtën, ka iluzione. Duhen edhe fitoret kur skuadra luan keq.

Kush do të luajë në mesfushë? Pritet të jetë titullar

Hernanes?

Tre lojtarët e mesfushës do të jenë Hernanes, Khedira dhe Pjaniç. Edhe Aleks Sandro mund të jetë një alternativ­ë. Në të majtë Evra mund ta nisë ndeshjen si titullar, sepse Aleks Sandro ka qenë në fushë gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka

nevojë të pushojë.

Në sulm, kush do të jetë përkrah Higuainit. Manxukiç dhe Pjaca do të luajnë?

E vetmja gjë që mund të them është se Higuain është titullar. Për pjesën tjetër nuk kam vendosur ende. Nuk është e thënë se Pjaca dhe Manxukiç duhet të luajnë për faktin se janë ish-lojtarë. Do të bëj zgjedhjet e mia në bazë të gjendjes së lojtarëve dhe llojit të ndeshjes që na pret. Kush do të ulet në stol, duhet të na ndihmojë sepse po luajmë ndeshjen e gjashtë në 20 ditë.

Vërtet mendoni se lojtarët e Juventusit krijojnë iluzione?

E përsëris që ka rëndësi ajo që bëjmë, jo ajo që mendojmë. Pas 31 majit nuk e kujton asnjëri golin e Tevezit në finale, por kujtojnë Barcelonën që fitoi Champions-in. Edhe për 10 vitet e ardhshme do të flitet për Barcelonën kampione të Europës në vitin 2015. Duhet të punojmë për të fituar. Nuk mund të zhgënjehem­i nëse pas 45 minutash kthehemi në dhomat e zhveshjes të zhgënjyer. Pavarësish­t ecurisë, jemi një nga 4 ekipet më të mira në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania