Panorama Sport (Albania)

“Nuk e kuptoj mospërfshi­rjen e Fejzullahu­t dhe Mazrekajt”

-

Ish-kapiteni i Skënderbeu­t, që më herët ka luajtur edhe me Partizanin dhe që ka shënuar në derbi, i ftuar në studion e emisionit "Gol pas Goli" në "Supersport", pohoi se të kuqtë luajtën më mirë, por nuk ngurroi të jepte edhe pikëpamjet e tij me zgjedhjet e bëra nga trajneri Adolfo Sormani. "Partizani bëri një lojë të mirë, kryesisht në pjesën e dytë. Megjithatë vihej re që te të kuqtë ndihet mungesa e një lojtari që bën diferencën. Të kesh në skuadër dy lojtarë si Fejzullahu e Mazrekaj dhe të mos i fusësh në lojë, unë nuk e kuptoj dot stafin teknik. Mazrekaj, i cili është aty dhe stërvitet çdo ditë me ekipin dhe ka luajtur me skuadrën B, nuk është as në stol. Gjithashtu, edhe Fejzullahu, që është një ndër më të mirët e kampionati­t tonë, nuk futet në lojë. Unë nuk arrij t'i kuptoj zgjedhjet e teknikut italian", u shpreh Shkëmbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania