Panorama Sport (Albania)

Vetëm 1 gol në 5 ndeshje, rekordi më i ulët i shënimit

-

Kampionati shqiptar vendosi në javën e 4-t një rekord negativ historik. Në pesë ndeshje të luajtura, u shënua vetëm një gol, pikërisht në sfidën e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeu­t dhe Luftëtarit. Sulmuesi nigerian, Xhejms Adeniji, ishte i vetmi që tundi rrjetën. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e 77 kampionate­ve që të shënohej vetëm një gol gjatë një jave futbollist­ike dhe kjo e datave 24-25 shtator do të mbahet mend si një rekord "i zi".

* Ishin "gozhduar" tri rekorde të këqija të numrit të ulët të golave në 77 kampionate­t e kaluara të Kategorisë Superiore. Konkretish­t java e 8-të më 04.11.1945 dhe java e tretë më 05.04.1959 (secila nga 3 gola), ndërsa u sfumua edhe shifra e dy golave të javës së parë më 09.03.1958. Kjo sepse më 24 dhe 25.09.2016, java e 4-t fikson me 1 gol në 5 ndeshje rekordin më të ulët të shënimit të golave në tërë historinë e futbollit elitar shqiptar.

Pikantet e javës së 4-t

* Arbitri i FIFA-s, elbasanasi Enea Jorgji, gjykoi për herë të dytë një derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Ashtu sikurse më 22.03.2014 (java 25), kur ndeshja ishte mbyllur 1-1, edhe takimi i së dielës, luajtur për herë të parë në fushën asnjanëse të Elbasanit, "saldoi" sërish barazim, por këtë herë pa gola, 0-0.

* Skënderbeu kampion duket se po përsërit historinë e startit shumë pozitiv të sezonit të shkuar, kur në 6 javët e para kishte arritur gjashtë fitore. Tani korçarët kanë kuotë maksimale pikësh (12), duke siguruar një diferencë të mirë karshi ndjekësve të tyre, Partizanit, +4 pikë më tepër.

* Barazon Tirana me katër ndeshjet e saj radhazi të mbyllura me barazime në 4 javët e para të kampionati­t, rekordin që e mbante Skënderbeu në sezonin e plot tri dekadave më parë (1976-1977).

* Skuadra laçiane "fotokopjon" të njëjtën paraqitje si në 4 javët e para të sezonit të parvjetshë­m 2014-2015, duke pasur të njëjtit tregues të asnjë fitoreje, tri barazimeve e një humbjeje në start, që nuk duket dhe aq i mirë për kurbinasit.

* Tri skuadra, Laçi, Korabi dhe Teuta ende nuk e kanë bërë sefte në katër javë, baraz me 360 minuta lojë, që të shënojnë golin e tyre të parë. Skuadra e fundit që ka pasur këtë histori "të errët" mosshënimi, qoftë edhe të një goli në 4 javët e para, ka qenë Tomori i Beratit në sezonin 2012-2013.

* Një tjetër rekord i keq është fakti që vetëm Skënderbeu shënoi të vetmin gol të javës së katërt dhe 9 ekipet e tjera nuk arritën të shënonin.

* Dy skuadra, Partizani dhe Vllaznia, nuk kanë pësuar asnjë gol në 4 takimet e para. Meritë kanë dy portierët, pikërisht Alban Hoxha i Partizanit dhe Jasmin Agoviç i Vllaznisë.

* Ndër 13 arbitrat kryesorë që kanë gjykuar në 4 javët e para, shihet një lloj "dominance", ku 4 prej tyre janë nga Tirana dhe dyfish më tepër (9) i përkasin kolegjiume­ve të rretheve. Numrin më të madh të ndeshjeve e kanë deri më tani Enea Jorgji (3). Kryesori elbasanas ndiqet nga Lorenc Jemini, Kridens Meta e Ardian Beqiri nga Tirana dhe Andi Koçi (Durrës) e Eldorian Hamiti (Lezhë), që kanë secili nga 2 ndeshje.

* Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar është përmirësua­r dukshëm numri i ndëshkimev­e me kartonë për 10 ekipet. Vjet ishin në 4 javët e para 109 kartonë gjithsej (100 të verdhë, 9 të kuq), ndërsa në 4 javët e para të këtij sezoni kemi 91 kartonë (89 të verdhë dhe vetëm 2 të kuq). Përgatiti: Fatmir Efica

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania