Panorama Sport (Albania)

Sinani: Alarm kombëtar!

-

Në një intervistë për "Panorama Sport" dy ditë më parë, rekordmeni i golave në kampionati­n shqiptar (208), Vioresin Sinani, e cilësoi javën e fundit të kampionati­t si një alarm kombëtar. "1 gol në 5 ndeshje është e çuditshme të them të drejtën. Kurrë më parë nuk më kish ndodhur diçka e tillë dhe shpresoj të mos përsëritet më në të ardhmen. Nuk e kam fjalën vetëm te barazimet, por në përgjithës­i te mungesa e shënimit të golit. Futbolli luhet edhe për të argëtuar njerëzit, por zor se argëtohesh pa gola. Kjo krizë vjen së pari sepse mungojnë sulmuesit e racës. Sot, në kampionati­n shqiptar ka vetëm dy golashënue­s të mirëfilltë: Salihi dhe Pejiç. Pjesa tjetër ose janë 'të improvizua­r' në rolet e tyre si qendërsulm­ues, ose nuk janë sulmues të parë, por më të tërhequr. Xhejms, për shembull, është një lojtar i mirë, por nuk është sulmues goli ose finalizues i parë... A mund të fitohen trofe pa shënuar? Ndodh që mund të fitosh edhe kështu. Ka fituar Interi tripletën vetëm duke u mbrojtur... (qesh). Gjithsesi, më duket e vështirë. Mund të marrësh trofe edhe duke mos shënuar shumë, por futbolli humb spektaklin", pat thënë ish-sulmuesi shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania