Panorama Sport (Albania)

Vlonjati, i dyti me më shumë gola

-

Deri dy vite më parë tentoi të thyente rekordin e golashënue­sit më të mirë të të gjitha kohërave në kampionati­n shqiptar, por nuk arriti ta bënte realitet. Daniel Xhafaj e mbylli karrierën me Teutën në Kategorinë Superiore në moshën 37-vjeçare, ndërsa lamtumirën futbollit të luajtur ia dha me Dinamon në Kategorinë e Parë. Në sezonin e fundit në elitën e futbollit shqiptar shënoi 10 gola me fanellën e skuadrës durrsake. Xhafaj shkoi në kuotën e 206 golave, por pa mundur të kapë rekordmeni­n Vioresin Sinani, që e ka lënë karrierën me 208 gola. Ky ka qenë pengu më i madh i karrierës për 39-vjeçarin, i cili është shpallur kampion me Dinamon dhe Skënderbeu­n në Kategorinë Superiore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania