Panorama Sport (Albania)

Bakaj: Derbi përgatitet me shumë presion, ja pse s'fitojnë bardheblut­ë

-

Elis Bakaj nuk është më pjesë e futbollit shqiptar, por ka gjetur kohën dhe mundësinë për të ndjekur derbin e radhës mes Partizanit dhe Tiranës. Ish-mesfushori i bardhebluv­e, i cili më parë e ka veshur edhe fanellën e të kuqve, ka bërë krahasimin për mënyrën se si përgatitet kjo sfidë në të dyja kampet. Në emisionin "Ora Skaner", me anë të një lidhjeje me "Skype", Bakaj ka shpjeguar sjelljen e të dyja skuadrave.

Ndeshja - "E pashë ndeshjen. Nuk prisja spektakël, pasi derbi nuk ka pasur diçka të tillë, për shkak se ekipet janë të ndrojtura dhe lojtarët vuajnë emocionet e kësaj përballjej­e. Pashë një ndeshje, ku në pjesën e parë dominoi Tirana, më pas pati rënie të saj nga ana fizike dhe dominoi Partizani. Një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat në mesin e fushës. Pati shumë raste dhe në fakt nuk e prisja të ndodhte ashtu. Të dyja ekipet patën raste të pastra për gol. Nuk mund ta them se mungojnë sulmuesit, pasi në një ekip nuk duhet të shënojnë vetëm ata, por edhe mesfushorë­t dhe lojtarët e tjerë. E rëndësishm­e është që ishte ndeshje e kënaqshme dhe që i kënaqi edhe tifozët, pavarësish­t rezultatit", është shprehur fillimisht Bakaj.

Taktika - Ish-mesfushori bardheblu

ka shpjeguar edhe mënyrën se si janë munduar 24 herë kampionët që ta zgjidhnin këtë takim. "Tirana u bazua shumë në kundërsulm, ndryshe nga ai ekip kur kam qenë unë. Me lojtarët afrikanë, që ishin të shpejtë, Partizani u vu disa herë në vështirësi. Pashë një rënie fizike të tyre në pjesën e dytë, që sërish është normale pasi kanë ardhur me vonesë në ekip. Shpresoj që Tirana ta marrë veten më shumë. Kam besim te trajneri Daja që të bëjë një punë të mirë. Nuk është kollaj që të vijnë shtatë apo tetë lojtarë të rinj. I njëjti problem ishte edhe vjet", është shprehur Bakaj. Diferenca - Sipas Bakajt, Tirana nuk mundet kollaj për cilësitë që ka si skuadër, mirëpo në atë klub ai ka treguar defektin e përgatitje­s së një ndeshjeje derbi. "Kam pasur fatin që të luaj në të tria ekipet e kryeqyteti­t dhe për bardheblut­ë mund të them një defekt. Aty përgatitet me shumë presion ndeshja derbi. Te Partizani përgatitet shumë më lehtë. Kjo gjë i ka frenuar lojtarët e Tiranës në dy vitet e fundit që të tregojnë atë që kanë. Sipas meje, nuk ka diferenca mes lojtarëve, por te Tirana lojtarët vihen më shumë nën presion. Te Partizani, jo. Kjo është arsyeja që i ka bërë ata të fitojnë katër ndeshje pasi të tjerat janë barazime".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania