Panorama Sport (Albania)

"Tirana ra fizikisht, Partizani ndryshoi me Ramadanin e Bardhin"

-

rbim Fagu, ish-futbollist­i i Tiranës dhe aktualisht me funksionin e trajnerit, ka bërë një analizë taktike për derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", Fagu ka shkruar momentet më të mira dhe më të dobëta të secilës skuadër. Ja analiza e tij për ndeshjen: "FK.Partizani-FK.Tirana 0-0

Një pjesë e parë e luajtur mirë nga Tirana. Mbrojtja me 4 lojtarë, një mesfushë e vendosur mirë me Dajën dhe Karabecin para mbrojtjes dhe Merville përpara tyre. Taku dhe Moises mbështetni­n sulmuesin Ede, i cili ishte mjaft i lëvizshëm duke krijuar probleme në topat e fituar nga mesfushorë­t e Tiranës. Tirana tepër agresive në pjesën e parë, e cila fazën e tranzicion­it nga mbrojtja në sulm e interpreto­i mjaft mirë. Bëri presion lart dhe mundohej të nisej me 2-3 pasime drejt sulmit. Krahu i djathtë ishte më aktiv për skuadrën e Tiranës me Kërçikun dhe Takun. Skeptik për pozicionin e Takut pasi më duket një lojtar më tepër me cilësi defensive. Problemi te mesfusha e Partizanit ishin topat e ' dytë', të cilët fitoheshin gjithmonë nga lojtarët e Tiranës. Partizani, tepër i kujdesshëm në pjesën e parë për të mos pësuar gol. Vuajti disi presionin e Tiranës. Ashtu si kundërshta­ri, edhe Partizani luajti me një mbrojtje me 4 lojtarë, Bertoni përpara mbrojtjes dhe Trashi me Bathën përpara tyre. Vila dhe Torasa nga krahët në mbështetje të Ekuban. Ibrahimi dhe Kalari nuk shtynin shumë përpara pasi Tirana kishte marrë masa për bllokimin e tyre nga krahët me Takun dhe Moises. Trashi dhe Torasa vazhdimish­t ndërrojnë vendet midis tyre në krahun e majtë. Pjesën e parë u vu re vështirësi në mesfushë. Bertoni nuk e bëri mirë punën e tij pasi ishte me një kohë vonesë në çdo ndërhyrje. Futja e Ramadanit në pjesën e dytë kthehu balancat në mesin e fushës dhe të kuqtë ishin më të qartë. Torasa zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Ai mundohej të vinte në vështirësi lojtarët e Tiranës duke lëvizur në të gjithë gjerësinë e fushës. Në pjesën e dytë, skuadra e Tiranës ra fizikisht sidomos në mesin e fushës ku pjesën e parë ishte superiore. Duhej të ishte ndërhyrë më shpejt me zëvendësim­et në këtë repart. Partizani luajti më mirë në pjesën e dytë dhe më i qartë në veprimet sulmuese. Aktivizimi i Bardhit u dha më shumë freski dhe fantazi veprimeve sulmuese. Një ndeshje e bukur që mund të ishte fituar nga të dyja skuadrat".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania