Panorama Sport (Albania)

Gjoka dhe Sormani, në ndeshjen e "zjarrit"

-

Për dy klube që synojnë titullin kampion, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo moment, por gjithsesi varet si i menaxhohen situatat. Partizani dhe sidomos Kukësi kanë dhënë shembuj jo të mirë në vitet e fundit me trajnerët. Presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici, duke qenë i etur për sukses, mbetet edhe i paduruar me trajnerët. Në momentin kur rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin, Gjici ka marrë masa drastike. Por, ka edhe shembuj të tipit Partizani me Sulejman Starova. Ky i fundit, një prej teknikëve më të vlerësuar në vend, edhe pse bëri dy faza fantastike në sezonin e kaluar me të kuqtë, u shkarkua në mënyrë absurde, në një kohë që e la skuadrën vetëm tri pikë larg Skënderbeu­t. Në këto kushte, ndeshja e radhës, që si për ironi të fatit do të jetë ajo mes Kukësit dhe Partizanit, të shtunën në stadiumin "Zeqir Ymeri", pritet të vendosë shumë për fatin e Ernest Gjokës dhe Adolfo Sormanit. Është nga ato ndeshje ku edhe barazimi ndoshta nuk i shpëton trajnerët. Italiani i Partizanit ka më shumë pikë të grumbullua­ra, por është aktualisht 4 pikë larg Skënderbeu­t kryesues. Një barazim në Kukës do të ishte i pranueshëm për të kuqtë, ndërsa për të zotët e shtëpisë që duan titullin fitorja është shpëtimi i vetëm në këtë situatë. Është vetëm fillimi i kampionati­t, por presidentë­t zor se mund të durojnë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania