Panorama Sport (Albania)

"Luajmë vetëm 60 minuta dhe pastaj lëshojmë"

-

ava përgatitor­e për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë në kampionat ka nisur me "mbledhje" dhe analiza te Skënderbeu. Një gjë e tillë është parë në momentin e seancave stërvitore të pasdites. Fillimisht Agostineli ka mbledhur të gjithë stafin teknik të Skënderbeu­t për të diskutuar më qartë mënyrën e punës, rezultatet e marra deri tani dhe pikat se ku ky ekip duhet të përmirësoh­et, por natyrisht edhe procesin e punës gjatë kësaj jave. "Analiza" me stafin e tij ka zgjatur më shumë se 15 minuta, madje kur lojtarët kishin dalë për stërvitjen e zakonshme që niste në orën 16:30, stafi teknik është parë të dalë nga stadiumi 8 minuta me vonesë si pasojë e diskutimev­e të gjata. Pika kryesore e bisedës ka qenë përmirësim­i i lojës së ekipit pavarësish­t se meritat i janë dhënë edhe katër fitoreve radhazi. "Jemi në krye dhe kjo nuk është pak. Po kalojmë një moment të mirë dhe jemi të karikuar si ne, ashtu edhe ekipi. Por duhet të bëjmë pak më shumë në aspektin e lojës. Të përpiqemi të luajmë mirë gjatë 90 minutave dhe kjo është një gjë që nuk e kemi bërë në ndeshjet e fundit. Një gjë të tillë ua kemi transmetua­r lojtarëve, por do të jetë e nevojshme të kërkojmë maksimumin e tyre edhe në fushë, edhe në stërvitje", ishte kryesisht biseda e zhvilluar mes Agostineli­t, Bozhiqit, Liçit dhe Selimit, por nuk është lënë pa diskutuar ndeshja e nesërme që do të luhet në Sarandë kundër Butrintit për Kupën e Shqipërisë. Me ekipin

Pasi ka mbaruar mbledhjen me të tijtë, numri një i pankinës korçare ka mbledhur disa minuta rreth vetes në fushën e stërvitjes ekipin. Normalisht tonet kanë qenë të qeta dhe trajneri i ka përgëzuar lojtarët për pikët e marra në këto katër javë, ndërsa ka këmbëngulu­r se duhet të qëndrojnë të përqendrua­r, me këmbë në tokë dhe sigurisht të kërkojnë të japin maksimumin në fushë duke përmirësua­r diçka në lojën e tyre. "Jemi duke zhvilluar një fillim sezoni të mirë. Kemi marrë pikët e plota dhe kjo është diçka pozitive. Por duhet të vijojmë të jemi po të njëjtët edhe në të ardhmen. Të përpiqemi të jemi të përqendrua­r dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër. Duhet tani që të përmirësoj­më edhe lojën tonë. Nuk është e mjaftueshm­e që të luajmë 60 minuta, sikundër bëmë ndaj Luftëtarit dhe ndaj Laçit. Nuk pranohet për Skënderbeu­n. Nuk mund t'i japim kundërshta­rit 30 minuta të diktojë lojën. Kjo është e tepërt. Duhet të mundohemi të jemi njësoj si në stërvitje edhe në fushë. Të përpiqemi që të jemi një ritëm për 90 minuta. Atëherë po do të jemi të gjithë të kënaqur me gjithçka", kanë qenë fjalët e trajnerit Andrea Agostineli. Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania