Panorama Sport (Albania)

Katër ndeshje pa shënuar, Faizal: Prisni shpërthimi­n

-

Teuta e mbylli javën e katër me një barazim 0-0 ndaj Flamurtari­t në Vlorë. Pas pushimit të së dielës, dje durrsakët kanë nisur punën për dy ndeshjet e kësaj jave, Kupë dhe kampionat. Për Teutën, ky është starti më negativ për sa u përket viteve të fundit. Skuadra e trajnerit Bexhi në katër ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol, si dhe ka pësuar pesë të tillë, me një mesatare 1.25 gola për ndeshje. Sulmi i Teutës, por edhe vetë ekipi në përgjithës­i ende nuk e ka bërë "sefte" për këtë sezon, duke ndarë vendin e fundit me Korabin me nga dy pikë. Sulmuesi

nga Mozambiku, Faizal, e justifikon këtë paraqitje jo të mirë të sulmit duke u shprehur se skuadra është në proces ambientimi dhe loja ka ardhur në rritje nga java në javë. Ai premton se zhbllokimi do të vijë shpejt, në mënyrë që Teuta të nisë serinë e fitoreve. "Po flitet

për formë të dobët të ekipit, por ju them që Teuta është rritur nga java në javë. Ndaj Kukësit krijuam pak, me Partizanin paraqitja ishte e një niveli më të lartë, ku patëm mundësitë tona. Ndërsa në Vlorë patëm tri raste të pastra, por që nuk i shfrytëzua­m. E di që faji bie

mbi sulmuesit, pasi goli kryesisht pritet nga ata, por edhe ne po ambientohe­mi me skemat dhe formacione­t që hedh trajneri në fushë, i cili gradualish­t po njeh futbollist­ët e tij. Më parë nuk kam luajtur me dy sulmues mbrapa, po kështu edhe shokët e ekipit e kanë si modul të ri loje. Zhbllokimi do të vijë shpejt dhe Teuta do të fillojë ngjitjen e saj, pasi në këto javë diferencat janë të vogla. Por nuk mund të justifikoh­emi me këtë paraqitje. Ajo çfarë duhet të bëjmë, është të shënojmë dhe të marrim trepikëshi­n, gjë të cilën duhet ta bëjmë që nga kjo javë. Skuadra po përgjigjet mjaft mirë dhe kjo më bën optimist që këtë javë do të marrim fitoren e parë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt objektivav­e që kemi", u shpreh për "Panorama Sport" sulmuesi Faizal Bangal. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania