Panorama Sport (Albania)

Administra­tori Mëziu hyn në fushë, “leksion” sulmit

-

Korabi kërkon që ta lërë pas paraqitjen e katër javëve të para dhe, nga dje, ka nisur puna për të gjetur fitoren e parë në Superiore, ku në fundjavë i pret transferta e Durrësit. Përpara se të shkohet te ky takim, dibranët në mesjavë kanë llogaritë e Kupës së Shqipërisë, ku i pret përballje me Kamzën, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin e kundërshta­rit. Synimi kryesor për drejtuesit e klubit është mbijetesa në Superiore, ndërsa lidhur me aktiviteti­n e Kupës nuk ka synime serioze, përveç kalimit të ndonjë turi. Gjatë seancës së djeshme, përveç lojtarëve, në mënyrë individual­e është përgatitur

edhe administra­tori i klubit, Femi Mëziu. Pyetjes se apo stërvitej Mëziu që të luajë në sulm, ai iu përgjigj: "Po, sepse sulmuesit e mi nuk po shënojnë dhe ndoshta unë ua heq turpin". Administra­torin e Korabit çdo ditë e gjen pranë ekipit në seancat stërvitore. Prononcimi - Më pas, Femi Mëziu

u tregua i gatshëm që për "Panorama Sport" të bëjë skanerin e Korabit të katër javëve të para, ku në pah nxori edhe problemati­kën që ka hasur skuadra, kryesisht për sa i përket gjykimit. "Edhe një herë dua ta përsëris, se nuk ka asnjë person që të shkelë mbi djersën e lojtarëve dhe të atyre që ndihmojnë Korabin. Nuk ka lindur ai person që do të shkelë mbi të drejtat e dibranëve. Them kështu, pasi në start jemi përballur me gjykime skandaloze dhe tendencioz­e. Gjithsesi, jam optimist dhe kam besim te grupi i lojtarëve se nga ndeshje në ndeshje po tregohen më solid dhe kompakt. Në grup ekziston harmonia. Mendoj se ekipi është në rrugën e duhur, por edhe goli do të vijë, ndoshta do të jetë ndeshja ndaj Teutës prova e parë e ndikimit moral të sulmuesve, e cila do të zhvillohet në praninë e tifozërisë dhe ajo mund t'u heqë atyre emocionet përpara portës. Me këtë rast, dua t'i bëj thirrje

grupimit të tifozërisë dibrane, 'Arbërit', të jetë i plotë dhe pa mungesë, në mbështetje të skuadrës, ashtu siç bënë sezonin e kaluar. Ata ishin shembull, por dhe skuadra luante e mobilizuar me prezencën e tyre në stadium. Primare për ne gjatë këtij sezoni është kampionati, lufta jonë drejt ekzistencë­s dhe mbijetesës në Superiore. Ndërkohë, në Kupë nuk kemi ndonjë synim madhor, përveç kalimit të ndonjë turi. Ndeshja në mesjavë ndaj Kamzës do t'i vijë në ndihmë trajnerit Mërgjyshi për të aktivizuar lojtarët që nuk kanë luajtur deri më tani. Kjo i jep një ndihmesë atij, për të parë me realitet formën e tyre, në mënyrë që në ndeshjen ndaj Teutës të qartësohet edhe më shumë për formacioni­n. Në këtë takim, përsëri do të kemi mungesa, pasi përveç Dukiçit dhe Peposhit, është shtuar dhe Prifti që pësoi një dëmtim ndaj Vllazninë", u shpreh administra­tori i Korabit, Femi Mëziu. Abdulla Dushku

 ??  ?? Fehmi Mëziu gjatë seancës së djeshme stërvitore
Fehmi Mëziu gjatë seancës së djeshme stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania