Panorama Sport (Albania)

Udhëtim falas për tifozët

-

Takimi i fundjavës në transfertë kundër Teutës do të jetë i pari i Kategorisë Superiore, ku tifozët e Korabit do të mund të jenë të pranishëm. Me këtë rast, biznesmeni dibran Ymer Lala, i cili ka kontribuar edhe më parë për tifozerinë dhe ekipin e Korabit, ka vendosur transport falas, pa limit, nga Peshkopia drejt Durrësit për të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në stadiumin “Niko Dovana”, në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania