Panorama Sport (Albania)

Vlonjatët, me dy mungesa ndaj Tiranës

-

Pavarësish­t se Kupa e Shqipërisë duket se është objektiv i vetëm për Flamurtari­n këtë sezon, vëmendja është përqendrua­r shumë edhe te ndeshja me Tiranën, e cila luhet në fundjavë. Për ndeshjen në kryeqytet, vlonjatët do të kenë dy mungesa të sigurta. Kapiteni Franc Veliu dihet që do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Teutën. Po ashtu një mungesë tjetër do të jetë edhe Milos Rniç. Mbrojtësi serb u dëmtua në ndeshjen e luajtur të shtunën me durrsakët në Vlorë, ku pa përfunduar pjesa e parë u zëvendësua nga Nertil Hoxha. Dëmtimi duket jo i lehtë dhe gjasat janë të mungojë në takimin me Tiranën. Gjithsesi, një përgjigje më e saktë për të do të merret në ditët në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania