Panorama Sport (Albania)

Asnjë gol në 4 javë, Laçi pret shpërthimi­n e Taubates

-

Pavarësish­t lojës së mirë që ka bërë deri në këto momente, skuadra e Laçit ende nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në katër javët e para të sezonit. Kurbinasit kanë marrë tri barazime dhe një humbje, ndërsa në ditët në vijim presin që sulmuesi kryesor Paulo Serxhio (Taubate) të falë në lojën e tij. Ky i fundit është aktivizuar nga trajneri Troisi si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, por ka zhgënjyer me atë që ka dhënë në fushë dhe është zëvendësua­r nga trajneri Troisi. Megjithatë, trajneri brazilian ka shumë shpresa te sulmuesit e skuadrës dhe beson se edhe Bruno Akuino do të dalë shumë shpejt në lojën e tij, duke qenë një nga shënuesit e kampionati­t. Sa i takon ndeshjes së radhës, të cilën laçianët do ta luajnë në kampionat ndaj Luftëtarit, atmosfera në skuadër është e mirë dhe shpresohet që kapiteni Faton Toski të rikuperohe­t në kohë pas problemeve që ka pasur në shpatull, të cilat e kanë lënë jashtë fushës së blertë në takimin me Kukësin. Ndeshja ndaj gjirokastr­itëve do të luhet në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, kurse në mesjavë skuadra e Troisit do të ketë një tjetër ndeshje që do të luhet për Kupën e Shqipërisë ndaj Turbinës. Takimi do të zhvillohet në kompleksin stërvitor në Kamzë dhe natyrisht objektivi i ekipit bardhezi është që të fitojë dhe të sigurojë kualifikim­in, duke qenë se ky trofe është i preferuar nga kurbinasit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania