Panorama Sport (Albania)

Vetëm tri pikë, klubi do kthesën

-

Pas katër javëve të para të kampionati­t, skuadra e Luftëtarit ka arritur të grumbulloj­ë vetëm tri pikë, pasi ka fituar në ndeshjen ndaj Korabit. Ndërkohë që bluzinjtë e drejtuar nga Milinkoviç kanë humbur me Partizanin, Flamurtari­n e Skënderbeu­n, por janë ndëshkuar shumë edhe nga gjyqtarët. Gjithashtu një minus i madh për ekipin e rikthyer në Superiore është fakti që i luan të gjitha ndeshjet jashtë fushe, për shkak të rikonstruk­sionit të stadiumit "Gjirokastr­a". Megjithatë, stafi teknik ka besim se skuadra do të arrijë të marrë të tjera pikë në ndeshjet në vijim, duke u bazuar te loja e mirë, ndërkohë që shpreson edhe te gjykimet korrekte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania