Panorama Sport (Albania)

Nis stërvitja, javë e ngjeshur për skuadrën

-

Pas pushimit të së dielës, Flamurtari dje u është rikthyer përgatitje­ve. Nën drejtimin e trajnerit Magani, vlonjatët pritet të kenë një javë relativish­t të ngjeshur. Së pari, vëmendja është përqendrua­r te ndeshja e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet më Ilirinë në FushëKrujë, kurse në fundjavë do të luhet me Tiranën në kryeqytet. Ende nuk dihet se me çfarë formacioni do të luajë trajneri në këtë ndeshje, e cila duhet thënë se është tërësisht e kalueshme. Nuk përjashtoh­et mundësia që Magani t'u japë shansin të gjithë atyre futbollist­ëve që nuk kanë arritur të gjejnë hapësira deri më tani në formacion për të treguar vlerat e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania