Panorama Sport (Albania)

Javë skandal e gjyqtarëve, dënohen Korabi dhe Kukësi

Mungojnë sulmuesit cilësorë, katër ndeshje mbyllen në barazim

-

Java e katërt e Kategor isë Superiore ka pasur një statistikë të frikshme brenda saj. Katër nga pesë ndeshjet e luajtura kanë përfunduar në barazim pa gola, çka tregon se klubet e Kategorisë Superiore vuajnë mungesën e sulmuesve cilësorë, të cilët numërohen me gishtat e njërës dorë. Të vetmit që kanë arritur të shënojnë janë korçarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me anë të Xhejmsit, duke marrë trepikëshi­n dhe kryesuar të vetëm me pikë të plota Kategorinë Superiore, pas katër javëve. Ndërsa gjyqtarët edhe në këtë javë janë bërë protagonis­të, pasi u kanë hequr mundësinë e një 11-metërshi dy ekipeve, çka është konstatuar qartë në pamjet filmike. Në ndeshjen e luajtur mes Korabit dhe Vllaznisë, kryesori i takimit Beqiri nuk ka akorduar një 11- metërsh të pastër për skuadrën dibrane. Në minutën e 59-të të ndeshjes, Plaku ka zotëruar një top brenda zonës kundërshta­re në minutën e 59- të dhe Gurishta në tentativë për të larguar sferën i gjuan këmbës se sulmuesit, duke e hedhur në tokë. Megjithatë, edhe pse pranë aksionit, kryesori i takimit ka lejuar lojën që të vazhdojë. Ndërsa rasti i dytë flagrant i ka takuar skuadrës së Kukësit në ndeshjen ndaj Laçit. Në minutën e 28-të të ndeshjes, Hasani kroson në zonë për të gjetur Pejiçin, por topi shkon te Selmani, i cili nuk e kontrollon si duhet dhe në këtë moment përfiton Pejiç që ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Por, sulmuesi kroat mbahet nga Qaqi dhe rrëzohet në tokë, ndërsa për gjyqtarin Koçi nuk ka 11metërsh.

Partizani - Tirana - Derbi i kryeqyteti­t ka pasur kryesor të takimit arbitrin e FIFA-s, Enea Jorgji, i cili së bashku me ndihmësit e tij nuk u ka lënë shumë hapësirë ekipeve për të protestuar, pasi me disa defekte të vogla që nuk kanë ndikuar në rezultat e kanë interpretu­ar drejt takimin.

Të tjerat - Në ndeshjet e tjera, vendimet e arbitrave kanë qenë kryesisht të drejta dhe nuk ka pasur kontestime nga gjyqtarët. Skënderbeu ka fituar me vështirësi ndaj Luftëtarit në shifrat 1-0, ndërsa në barazim pa gola ka përfunduar takimi mes Flamurtari­t dhe Teutës.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Korabi - Vllaznia 0-0
Çast nga ndeshja Korabi - Vllaznia 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania