Panorama Sport (Albania)

Personazhi "negativ", Kiri u kërkon falje tifozëve

- Ditmir Pema

Fatjon Kiri ishte personazhi më i përfolur gjatë fundjavës së kaluar në Pukë. Mesfushori shkodran gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit në sfidën e parë ndaj Kastriotit duke shpërdorua­r një mundësi shumë të mirë që skuadra e tij ta niste me tri pikë kampionati­n. Në një prononcim për gazetën, Kiri u shpreh: "Unë ndihem i indinjuar për penalltinë që humba. Nuk u besova syve që topi nuk hyri në portë. Gjithsesi, i kërkoj ndjesë tifozërisë pukjane dhe në ndeshjet në vazhdim shpresoj se do të shënoj gola dhe t'i jap fitore ekipit. Unë u bashkova me ekipin e Tërbunit përpara 10 ditëve dhe kam gjetur një grup lojtarësh të mirë dhe me eksperienc­ë. Kam besim se skuadra do të marrë rezultate pozitive, ku edhe këtë vit Tërbuni ka synim ngjitjen në elitë", deklaroi Kiri në prononcimi­n e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania