Panorama Sport (Albania)

Bano në delir: Ishte një start i mbarë

-

Artan Bano kishte përgatitur gjithçka mirë deri në detaje për ta fituar takimin e djeshëm ndaj Tomorit. Tekniku i Lushnjës ka qenë gjatë të gjithë kohës në këmbë në përballjen e djeshme duke dhënë udhëzime për të tijtë. Por, kulmi arriti në momentin e golit të Maganit, ku mesfushori iu bashkua trajnerit në festën pas golit. Pas takimit të djeshëm, Bano në prononcimi­n për mediat, u shpreh: "Ishte ndeshje e parë dhe përballë kishim një skuadër të fortë si Tomori. E dinim që nuk do të ishte e lehtë dhe ashtu rezultoi. Megjithatë, e dominuam takimin dhe krijuam disa raste për shënim. Nëse lojtarët do të ishin treguar më të saktë përpara portës, mund të fitonim më thellë. Megjithatë, më gëzon shumë ky start. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos kalojmë në eufori", përfundoi Bano prononcimi­n e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania