Panorama Sport (Albania)

Erzeni shtyn festën e rikthimit

-

Erzeni ishte përgatitur të premten për një festë sportive në sfidën e parë të kampionati­t. Shijakasit kishin bërë gjithçka gati për të pritur takimin e parë në fushën e tyre pas rikthimit 1-vjeçar. Por, tërheqja e Partizanit B bëri që kjo sfidë të mos luhej. Administra­tori i klubit, Altin Keçi, shprehet: "Na lajmëruan nga FSHF që Partizani B ishte tërhequr, në një kohë që ne kishim përgatitur gjithçka për këtë ndeshje. Megjithatë, tekniku Dorian Bubeqi nuk i ka lënë të lirë futbollist­ët, por organizoi një takim duke e ndarë ekipin në dy skuadra. Tashmë, ekipi në mesjavë do zhvillojë ndeshjen për Kupën e Shqipërisë ku do të ketë përballë Besëlidhje­n. Jemi gati". Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania