Panorama Sport (Albania)

Adoleshent­i afrikan premton elitën

-

Besëlidhja e nisi me fitore sezonin duke triumfuar në një transfertë të vështirë në Kavajë ndaj Besës vendëse. Lezhjanët bënë një paraqitje të mirë, në një kohë që sfidën e vendosi guineasi Sekou Kamara. 19vjeçari, që u afrua te Besëlidhja gjatë merkatos së janarit të këtij viti, e nisi në mënyrën e duhur kampionati­n. "Kur unë kam ardhur te Besëlidhja isha 18 vjeç, por me mbështetje­n e të gjithë në Lezhë, arrita që të integrohem plotësisht në skuadër. Tani po mendojmë për të ardhmen, pasi sapo kemi nisur rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt Superiores. Sa për golin që shënova, jam mjaft i lumtur që nuk e shpërdorov­a besimin e shokëve të mi që më mbështetën duke më furnizuar me topa gjatë aksioneve sulmuese. Këtë gol që mbeti i vetëm, për rrjedhojë me vlerën e tri pikëve, në radhë të parë ia dedikoj familjes sime, më pas shokëve dhe stafit teknik e drejtues të skuadrës", u shpreh Kamara në prononcimi­n e tij. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania