Panorama Sport (Albania)

Reagon Naftëtari: Padrejtësi ndaj nesh, meritonim ngjitjen

-

Në Kuçovë kanë kaluar tri ditë në ankth duke pritur vendimin që do të vinte nga Federata Shqiptare e Futbollit për sa i përket skuadrës që do të zëvendëson­te Partizanin B të tërhequr nga kampionati i Kategorisë së Parë. Të shtunën, kuçovarët kanë shpresuar se do të ishin ata që do të hynin në garë, pasi Komisioni i Licencimit nuk e kishte pranuar kërkesën e Mamurrasit. Por, gjithçka është shuar në pak sekonda kur gjatë pasdites, FSHF ka bërë të ditur vendimin e Komisionit të Apelit të Licencimit që kishte vendosur të përfshinte Mamurrasin në garë. I kontaktuar nga gazeta, shefi i klubit të Naftëtarit, Bajram Fraholli, u shpreh: "Është një vendim i padrejtë. Ne e meritonim vendin përpara Mamurrasit dhe Partizanit B gjithashtu. I plotësonim të gjitha kushtet. I kishim shlyer detyrimet dhe mund të merrnim pjesë normalisht në Kategorinë e Parë. Por, dihet si janë gjërat në Shqipëri. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. Na duhet ta pranojmë vendimin dhe të vazhdojmë përpara. Tashmë, do të garojmë në Kategorinë e Dytë ku synimi do të jetë ngjitja në të Parën. Besoj se kemi krijuar një ekip cilësor dhe jam i bindur se do të arrijmë në fushë atë që na takonte që përpara fillimit të sezonit. Nuk mund të bëjmë asgjë, do respektojm­ë atë që është vendosur", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, shefi i klubit të Naftëtarit, Bajram Fraholli. Tashmë, kuçovarët do të jenë në pritje të startit të Kategorisë së Dytë ku janë në Grupin B.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania