Panorama Sport (Albania)

"Me ekipin kam vetëm dy javë"

-

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Turbinës, Altin Rraklli, për të cilin ishte debutim në stolin cërrikas, deklaroi: "Në një ndeshje ne hyjmë për të fituar dhe për të kënaqur tifozët që na ndjekin. Dhe, më pas, sigurisht mendojmë edhe për rezultatin. Ndeshja ishte e vështirë, siç janë normalisht të gjitha takimet e kampionati­t, sepse nuk ka ekipe të lehta. Të gjitha skuadrat janë të përgatitur­a. E filluam mbarë dhe kjo ka rëndësi, pavarësish­t se kemi akoma shumë gjëra për të riparuar. Kam vetëm dy javë që merrem me skuadrën, por me kalimin e kohës do pësojmë rritje", tha Rraklli në prononcimi­n e tij për mediat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania