Panorama Sport (Albania)

Në Shënkoll kënaqen edhe me humbje

-

Ndonëse skuadra lezhjane e Shënkollit e nisi me humbje, madje në shtëpi, përsëri aty ka entuziazëm, pasi përballë kishin një ekip të projektuar për Superiore siç është Kamza. Zv/trajneri i Shënkollit, Arjan Margjoni, i cili të shtunën shkelmoi simbolikis­ht topin e parë, në një prononcim për gazetën, u shpreh: "Shënkollin e njoh shumë mirë, pasi si skuadër amatore është shumë e vjetër, që në vitet '60-të, kohë kur luante edhe i ndjeri im atë. Në ndeshjen debutuese ndaj Kamzës, një skuadre me tradita, financa të konsolidua­ra dhe aktualisht pretendent­e për ngjitje, nuk mundëm që të merrnim ndonjë pikë. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën dhe grintën e futbollist­ëve". Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania