Panorama Sport (Albania)

Gërxho: Dinamo është super, do të ngjitemi

-

Autori i golit të parë të Dinamos, Julian Gërxho, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet i kënaqur për fitoren e bluve. Gjithashtu, mesfushori thekson se skuadra tashmë shpreson dhe beson se ky ishte fillim i mbarë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë të nisur. "Ishte ndeshja e parë e Dinamos për këtë sezon, ku ne pritëm Shkumbinin. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe arritëm të fitojmë 2-0, por që kishim mundësi të bënim më mirë. Ishte një fitore moral, që vë në dukje aftësitë tona. Kemi bërë një fazë përgatitor­e dhe gjithashtu kemi bërë merkato cilësore. Besoj se do vazhdojmë me këtë ritëm dhe synimi ynë është ngjitja në Superiore", deklaroi Gërxho. Skerdilaid Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania