Panorama Sport (Albania)

Maloku: Kam idhull Zanetin, Memushaj është lider edhe jashtë fushe

“Manaj, djalë fantastik, ëndërroj Kombëtaren e madhe”

-

Leonardo Maloku është emri më i ri ndër talentet shqiptarë në Europë. 19vjeçari nga Vora po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës teksa së fundmi ka nënshkruar edhe kontratën e parë si profesioni­st me ekipin italian të Peskarës, që luan në Serinë A. Në një rrëfim ekskluziv për "Panorama Sport", ai rrëfen për aventurën si futbollist në vendin fqinj.

Origjina - "Kam lindur në Shqipëri, jam nga Vora, ndërsa në moshën 4-vjeçare jam transferua­r në Itali së bashku me familjen. Kam filluar të hedh hapat si futbollist në moshën 9-vjeçare në qytetin ku jetoja në Pinero, aty kam vazhduar për rreth 4 vite. Në moshën 13vjeçare u regjistrov­a në akademinë e futbollit 'Peskara'".

Kontrata si profesioni­st - "Do të thotë shumë për mua. Është shpërblimi për gjithë këto vite pune dhe përkushtim­i dhe këtë e kam arritur edhe falë mbështetje­s së madhe që më ka dhënë familja, pa të cilët do ta kisha mjaft të vështirë të jem këtu".

Ekipi i parë - "Stërvitjet me ekipin e parë vazhdojnë normalisht për mua. Aty kam mundësi përmirësim­i më të shumta, pasi për një mbrojtës të djathtë si unë, të përballesh me lojtarë si Simone Pepe në atë krah mëson çdo ditë më shumë. Ndërsa për sa i përket debutimit, unë shpresoj të ndodhë sa më shpejt, por është trajneri ai që vendos".

Raportet me trajnerin - "I kam të shkëlqyera. Ai është një njeri dhe trajner i madh. Më ka mbështetur shumë dhe ka besim tek unë. Nuk duhet të harroj që ishte Odo ai që më integroi nga moshat tek ekipi i të rinjve. Shpresoj t'ia shpërblej me punë, besimin që po më jep.

Memushaj dhe Manaj - "Memushaj është kapiteni dhe lideri i kësaj skuadre si në fushën e lojës edhe jashtë saj. Është një lojtar fantastik. Me Manajn kam shumë miqësi. Është djalë punëtor dhe i përkushtua­r ndaj futbollit. Shpresoj të na ndihmojë me sa më shumë gola këtë vit, pasi duam të jemi edhe edicionin tjetër në Serinë A.

Kombëtarja U-19 - "Më 29 shtator do jem në grumbullim me U-19 në Shqipëri. Shpresoj të bëjmë më të mirën në këtë edicion edhe pse do përballemi me ekipe prestigjio­ze. Kam besim te grupi i lojtarëve".

Idhulli - "Havier Zaneti! Është modeli i futbollist­it që ndjek dhe dua t'i ngjaj. Për mua ai është ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror".

Ëndrra - "Ëndrra ime më e madhe është të bëhem një futbollist i madh dhe një ditë të luaj për Interin dhe të bëhem pjesë e historisë së tij. Gjithashtu dua që të provoj edhe emocionet që të jep fanella e Kombëtares kuqezi. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e saj", përfundon Maloku për "Panorama Sport". Armando Subashi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania