Panorama Sport (Albania)

Favorit për golin e javës, Gashi elozhe nga Amerika

-

Goli i shkëlqyer i Shkëlzen Gashit në kampionati­n amerikan të futbollit, MLS, ka bërë xhiron e botës. Për sulmuesin shqiptar nuk kanë munguar elozhet, duke filluar nga trajneri Pablo Mastroeni, i cili në një konferencë për shtyp, ku të gjithë e pyesnin vetëm për mbrojtjen e skuadrës së tij që kishte pësuar tre gola, i kushtoi vëmendje Gashit, duke e cilësuar si "fantastik". Ndërkaq, rrjeti sportiv "FOX Sports" e ka komentuar: "Kur ke një goditje dënimi nga rreth 30 metra, e kupton që të duhet një gjuajtje thuajse perfekte për të shënuar. Nuk është e lehtë ta gjuash fort sa për të mundur portierin, por të jesh përsëri në gjendje për ta harkuar topin mbi murin mbrojtës. Shkëlzen Gashi e gjuajti këtë në mënyrën perfekte".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania