Panorama Sport (Albania)

Llullaku s’ndalet, 8 gola në 10 ndeshje

-

Asdren Llullaku nuk di të ndalet. Sulmuesi që ka zgjedhur të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen, ka shënuar sërish dje për skuadrën e Gaz Metan Medias. Sulmuesi që më parë ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka arritur në kuotën e tetë golave në dhjetë ndeshje të zhvilluara në Rumani. Ai është në krye të listës së golashënue­sve me këtë paraqitje që ka bërë deri tani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania