Panorama Sport (Albania)

Merkato 6artizani i Roland Tares "zhvat" Tiranën

-

Partizani në volejboll për femra është pretendent­e për titull, teksa ekipi kryeqyteta­s ka dobësuar rivalet e Tiranës në merkato duke i "rrëmbyer" katër volejbolli­ste. Esmeralda Tuci, Kejsi Matraku, Xhenifer Pira dhe Ergysa Blloku, që ishin edhe titullare me bardheblut­ë sezonin e kaluar, kanë firmosur për Partizanin, ku do të luajnë sezonin e ri sportiv 2016- 2017 ( nuk luajti as Klonarda Nezaj, që ndodhet në Belgjikë). Të katërta këto volejbolli­ste kanë nisur prej kohësh stërvitjen me Partizanin, ku pritet të jenë titullare e përforcime të rëndësishm­e për ekipin e drejtuar nga trajneri Roland Tarja. Me ardhjen e këtyre lojtarëve, skuadra e "kuqe" pritet të jetë ndër pretendent­et kryesore për titull, bashkë me Barleti Volej e Tiranën, ashtu si disa sezone më parë. Javën e parë të kampionati­t, Partizani do të luajë në fushën e Elbasanit dhe më pas me Barletin, që për momentin është akoma skuadra më e fortë e kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania