Panorama Sport (Albania)

Volej femra 5aqolli dhe Kulla largohen nga Elbasani

-

Elbasani në volejboll për femra pritet të jetë më i dobësuar këtë sezon në krahasim me një vit më parë, ku edhe ia doli që të mbijetojë në kategori. Dy volejbolli­ste të kësaj skuadre, Alkida Faqolli dhe Sonila Kulla, janë larguar për një eksperienc­ë të re te skuadra e Flamurtari­t. Kushtet më të mira dhe paga më e lartë që i ka ofruar skuadra vlonjate ka bërë që këto dy sportiste të largohen nga skuadra e Elbasanit. Megjithatë, me brezin e ri që po rritet në Elbasan, mendohet se do të bëhet e pamundura për t'u zëvendësua­r me lojtare të reja. Edhe për këtë sezon objektivi do të jetë mbijetesa dhe pozicionim­i në një vend sa më të mirë në renditje. Duke njohur kushtet e vështira në të cilën ndodhen lojërat me dorë në Shqipëri, për më tepër në Elbasan, fakti që ky sport mbetet në këmbë, është një sukses. Në ndeshjen e parë në shtëpi pritet që vajzat e volejbolli­t të kenë edhe mbështetje­n e tifozëve ultras "Tigrat Junior". VladimirMe­ma

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania