Panorama Sport (Albania)

Gega, tjetër kontroll "bli7" për doping

-

Luiza Gega e ka nisur këtë javë me një surprizë. Atletja është "vizituar" herët sot në mëngjes nga Agjencia Ndërkombët­are e Antidoping­ut (WADA) për një kontroll të befasishëm. Është vetë 28- vjeçarja që e bën të ditur lajmin përmes një postimi në "Facebook", të cilin e shoqëron me një foto nga formularët e analizave të gjakut dhe të urinës. "Si fillim jave që është, duhej dhe një 'duble Doping Control' që në 6 të mëngjesit. Mos më kini zili ju që s'bëni sport elitar, se nuk ka zgjime me muzikë", shkruan vrapuesja, e cila duket se e ka marrë me sportivite­t këtë procedurë. Ndërkohë, Gega në profilin e saj social ka bërë me dije se thuajse është rikuperuar 100% nga dëmtimi që pat pësuar dy muaj më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania