Panorama Sport (Albania)

Zidan fut dy djemtë e tij në listën e Champions-it

-

Zinedin Zidan është akuzuar kohët e fundit se po merr vendime favorizues­e për dy djemtë e tij, të cilët janë pjesë e ekipeve të moshave në Madrid. Në disa raste ai i ka grumbullua­r me ekipin e parë, apo i ka marrë me vete në ndeshje të rëndësishm­e. Por, ditën e djeshme ka firmosur që t'i përfshijë në listën "B" të Champions-it, duke u dhënë kështu mundësinë edhe që të grumbulloh­en për ndeshje të këtij kompeticio­ni. Në listën e publikuar bie në sy që janë Enco dhe Luka Zidan, ndërkohë që vështirë se mund të arrijnë të fitojnë konkurrenc­ën e fortë për një vend në formacion, apo disa minuta si zëvendësue­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania