Panorama Sport (Albania)

Garet Bejl shoqërohet nga tre truproja personalë

-

Siguria e Garet Bejlit është shqetësues­e. Edhe pse janë munduar të mos transmetoj­në të gjitha kërcënimet që mund t'i kanosen, drejtuesit e Realit të Madridit kanë aprovuar që të ketë masa të rrepta sigurie. Ai është i vetmi futbollist që do të ketë edhe tre truproja personale. Është parë që, përveç eskortës së sigurisë që monitoron gjithë ekipin, tre persona mendojnë vetëm për Bejlin. Njëri e shoqëron gjatë gjithë kohës, ndërsa dy të tjerë në distancë. Pak ditë më parë, shtëpia e gjyshërve të nuses së Garetit mori flakë, ku u dogj edhe një valixhe me para. Gjithsesi, dyshohet se ka të bëjë me kërcënime serioze, aq sa edhe klubi madrilen ka dalë nga protokolli i sigurisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania