Panorama Sport (Albania)

"Reali do të vuajë, nuk është ende në formë"

-

Oliver Kahn ka analizuar ndeshjen e sotme midis Borusias dhe Realit, duke parashikua­r vështirësi për spanjollët. "Do jetë një ndeshje me ritëm të lartë për të dyja skuadrat. Por, madrilenët do vuajnë, pasi nuk janë ende në formë të mirë fizike. Ndërsa Dortmundi ka më tepër freski dhe besim për këtë ndeshje. Mendoj se Tuhel do të përfitojë nga disa prej lojtarëve që janë në maksimumin e tyre", u shpreh ish-portieri i Bajernit të Mynihut. "Zidan është një trajner i shkëlqyer për Realin, pasi ka pozitivite­t në atë që bën. Në klube të tilla, me shumë kampionë në dispozicio­n, nuk mund të krijosh shumë polemika apo të kesh stil tepër autoritar, pasi prishet edhe harmonia brenda grupit", shtoi Kahn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania