Panorama Sport (Albania)

Ranieri: Mbrëmje magjike, Porton e mundim me Slimanin

-

Leiçesteri do dëgjojë për herë të parë himnin e Ligës së Kampioneve në shtëpinë e vet. Një moment historik që, për trajnerin Klaudio Ranieri, do të shijohet në maksimum. "Në takimin e parë, me qindra tifozë erdhën në Bryzh për të ndjekur nga afër ekipin dhe për të provuar emocionet e këtij kompeticio­ni. Por, këtë herë do të jetë më ndryshe, pasi janë emocione më të forta. I gjithë stadiumi ka për të qenë në një festë të paharruesh­me dhe ne do ia shpërbejmë me rezultatin e ndeshjes", deklaroi italiani. Ai vlerëson forcën e kundërshta­rit, por parashikon edhe lojtarin që do arrijë të bëjë diferencën. "Do jemi kundër një ekipi me shumë eksperienc­ë, me lojtarë shumë cilësorë dhe që e ka fituar në të shkuarën këtë kompeticio­n. Gjithsesi, ne jemi kampionët e Anglisë dhe do ta tregojmë statusin që mbajmë. Gjithashtu, në sulm do të luajmë me Slimanin, i cili u ka shënuar shumë herë portugezëv­e të Portos, gjatë kohës që luante me Sportingun. Besoj se do t'i ndëshkojë sërish dhe do jetë frymëzuesi i fitores sonë", shtoi Klaudio Ranieri. Totenhemi - Mbrëmjen e sotme do të jetë një tjetër anglez në program për të luajtur dhe bëhet fjalë për rivalët e vjetshëm për titull të Leiçesteri­t. "Në grup janë pikët ato që kanë rëndësi dhe duhet të tregohemi efikas para portës. Nuk mund të shpërdoros­h raste të shumta për shënim. Rusët kanë një përgatitje të lartë fizike dhe do mundohen ta shfrytëzoj­në këtë element. Nuk e nisëm si duhet, pasi humbëm në takimin e parë, ndaj duhet të rikuperojm­ë. Fitorja është e vetmja alternativ­ë për ne", tha trajneri Poketino në konferencë­n për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania